Konkurs Pune
“OCM International” hap konkurs për për pozitë të lirë:
“Asistente Administrative”
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të kujdeset për kontabilitetin e menaxhimit të zyrës dhe të gjithë dokumentacionin kontabël t'ia përcjellë kontabilistit të kompanisë.
- Të kujdeset për menaxhimin e ndërlidhjes së arkës zyrës me departamentin e financave.
- Të kujdeset për menaxhimin e agjendës personale dhe të gjitha shërbimeve personale të CEO si makina e kompanisë, akomodimi, sigurimet, korrespondenca, transfertat etj.
- Përgjegjëse e arkivit të dokumentacionit zyrës.
Kualifikimet dhe Përvoja:
- Të ketë diplomë universitare në: Ekonomi, Banka dhe Financa, Administrim Biznesi apo fusha relevante.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze (obligative).
- Të ketë përvojë pune minimum 2 vite në administratë.
- Të jetë i/e gatshme për punë dinamike dhe zhvillim profesional.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të programit Microsoft Excel.
- Të ketë shkathtësi në komunikim dhe marrëdhënie me klientët.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, me titull në subjekt: “Asistente Administrative”
Afati fundit për aplikim është data 31.07.2026