EAGLE SHIPPING SHPK
Kompania lidere në shërbime të transportit dhe logjistikës, me mbi 10 vite eksperience pune fton të gjithë entuziastet e rinjë për pozitë të lirë pune.
POZITA: ASISTENT/E ADMINISTRATIVE (punë në zyre)
Ne po kërkojmë entuziast të rinjë nga fusha e Ekonomisë, Financave, Marketingut, Administrim biznesi, ose studimeve relevante për pozicionin e lartë cekur për punë në zyrat tona në Fushë Kosovë.
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Koordinimi i ngarkesave dhe transportit (vendor dhe ndërkombëtar)
- Komunikimi ditor me paEkortnerë të transportit
- Ndjekja e statusit të dërgesave dhe azhurnimi i të dhënave
- Përgatitja dhe kontrolli i dokumentacionit të ngarkesave
- Regjistrimi i ngarkesave në sistem (Excel / platformë digjitale)
- Raportimi i vonesave, ndryshimeve apo problematikave operative
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjes dhe financës
- Te sigurohet që çdo transport të ndjekë procedurat e kompanisë
Kandidati/ja Ideal/e do te ishte :
- Të ketë përfunduar ose të jetë në proces të përfundimit të studimeve universitare, përparësi kanë fakultetet e Ekonomisë;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
- Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi dhe prezantimi;
- Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
- Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
- Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
- Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
- Të posedojë patentë shofer (përparësi);
- Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi.
Cka ofrojme ne:
- Punë zyre, pa terren
- Mësim praktik në fushën e logjistikës (profesion në rritje)
- Ambient bashkëpunues dhe dinamik
- Siguri dhe zhvillim profesional
- Mundësi avancimi në karrierë
- Sigurim Shëndetsor 24/7
Orari Punës
08:00 - 16:00
Hëne - Premte
Bashkohuni ekipes tonë në zyret tona në Fushë Kosovë mundesi të palimituara.
Për aplikacione ju lutem referohuni kontaktit më poshtë apo aplikoni përmes butonit të mëposhtëm:
EAGLE SHIPPING SHPK
Email: hr@eagleshipping-ks.com
Adresa: Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë, 12000 Republika e Kosovës
