1
ULTRA

Administrator/e i/e Zyrës (Shtetas/e i/e Shqipërisë)

Ruaj
KosovaJob LLC
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Administrator/e i/e Zyrës (Shtetas/e i/e Shqipërisë)

Lokacioni: Prishtinë
Kompania: KosovaJob për klientin

Përshkrimi i pozitës

KosovaJob për një nga klientët e saj, është në kërkim të një Administratori të Zyrës, i cili do të mbështesë aktivitetet administrative dhe operacionale të kompanisë. Kandidati ideal duhet të jetë i organizuar, i saktë në punë, me aftësi të mira komunikuese dhe i gatshëm të menaxhojë detyra të ndryshme administrative në baza ditore.

Përgjegjësitë kryesore

  • Përgjigjet ndaj kërkesave, pyetjeve, çështjeve dhe ankesave të klientëve, duke siguruar zgjidhje në kohë, në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Vepron si urëlidhëse ndërmjet klientëve dhe departamenteve përkatëse të kompanisë.
  • Mbështet komunikimin e përditshëm me klientë përmes emailit, telefonit dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
  • Sigurohet që raportimet, dokumentacioni dhe të dhënat e klientëve të jenë të sakta dhe të përditësuara.
  • Kryen detyra të përgjithshme administrative, përfshirë regjistrimin, menaxhimin e të dhënave, përpilimin e dokumenteve dhe mbështetjen e aktiviteteve të zyrës.
  • Mbështet aktivitetet e marketingut dhe komunikimit sipas nevojave të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare (avantazh në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme).
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikuese në shqip dhe anglisht.
  • Eksperiencë e mëparshme në administratë ose pozita të ngjashme përbën avantazh.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Klienti ofron:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
  • Trajnim dhe mbështetje për proceset e punës.

Afati i aplikimit: 31 Korrik 2026

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet