NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Ekspert Auditor i Teknologjisë së Informacionit (një vend pune):
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e teknologjisë informative ose fusha tjera relevante;
- Preferohet së paku 3 vite përvojë punë në banka apo në institucione tjera financiare;
- Preferohet të ketë certifikime ndërkombëtare në fushën e auditimeve të TI-së (CISA, pakete ISO/IEC 27000 – Internal apo Lead auditor, ISO 19011:2018, etj.);
- Njohuri nga auditimi i sistemeve të informacionit (qeverisja në TI dhe menaxhimi i TI-së/COBIT);
- Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit dhe menaxhimit të të dhënave;
- Njohuri të standardeve ISO, NIST, FFIEC;
- Aftësi të mira komunikimi dhe në të shkruar;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Zhvillimi dhe zbatimi i parimeve profesionale dhe standardeve të auditimit të brendshëm.
- Planifikimi i përgjithshëm i auditimeve në fushën e IT-së.
- Menaxhimi i kryerjes së auditimeve në fushën e IT-së.
- Monitorimi i zbatimit të rekomandimeve që dalin nga raportet e auditimit.
- Këshillimi i menaxhmentit dhe i punonjësve.
- Kryerja e detyrave më komplekse profesionale dhe organizative.
- Koordinimi dhe menaxhimi i ekipeve.
- Propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve.
- Mentorimi dhe transferimi i njohurive.
- Koordinimi, mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të punës.
- Pjesëmarrja në projekte ekipore dhe grupe pune.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 14 gusht 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.