KosovaJob
BAU Market PREMIUM+E re

Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 10 nëntor 2026
	 	 

KONKURS PUNE

BAU Market L.L.C.

Pozita: Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet

Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjes, shitjes dhe shpenzimeve në sistemin financiar.
  • Regjistrimi i transaksioneve bankare dhe kontrollimi i dokumentacionit përkatës.
  • Barazimi i llogarive të klientëve, furnitorëve dhe bankave.
  • Evidentimi dhe kontrollimi i avanseve dhe parapagimeve.
  • Regjistrimi dhe kontrollimi i transaksioneve të brendshme ndërmjet njësive të kompanisë.
  • Mbështetja në përgatitjen dhe kontrollimin e librave të blerjes dhe shitjes për qëllime të TVSH-së.
  • Kontrollimi, sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
  • Përgatitja e raporteve periodike të shitjeve, shpenzimeve dhe të dhënave të tjera financiare.
  • Mbështetja në kontrollimin dhe barazimin e arkave dhe dokumentacionit të pikave të shitjes.
  • Evidentimi i shpenzimeve dhe mbështetja në regjistrimin e aseteve fikse.
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi me njësitë operative për sigurimin e saktësisë së dokumentacionit financiar.
  • Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative sipas nevojave të departamentit.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri bazike të kontabilitetit dhe proceseve financiare.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe të komunikimit.
  • Saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet kohore.
  • Njohja e programeve të kontabilitetit përbën përparësi.
  • Përvoja paraprake në financa ose kontabilitet është e preferueshme, por jo e domosdoshme.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike hr@bau-holding.eu

Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës për të cilën aplikohet " Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet ".

Konkursi mbetet i hapur për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit, përkatësisht deri më 10.11.2026.

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Afati: 10 nëntor 2026 · edhe 15 ditë
BAU Market
Retail dhe Distribuim · Prishtinë
18Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 10/11/26 (15 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë