Hoteli Berg & Berg, me aktivitet në Zvicër, është në kërkim të një personi me përvojë në marketing digjital, i cili do të menaxhojë dhe zhvillojë praninë tonë online nga Kosova.
Kërkojmë një kandidat/e që plotëson këto kritere:
- Të ketë përvojë të dëshmuar në marketing digjital dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
- Të krijojë video profesionale dhe përmbajtje kreative me cilësi të lartë.
- Të menaxhojë dhe publikojë rregullisht përmbajtje në të gjitha platformat tona sociale (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn etj.).
- Të planifikojë dhe zbatojë strategji marketingu për rritjen e prezencës dhe rezervimeve të hotelit.
- Të ketë njohuri në fotografi, video-editim dhe krijim të materialeve promovuese.
- Të jetë i/e organizuar, kreativ/e dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të na dërgojnë:
- CV-në (jetëshkrimin) e tyre;
- Portofolin ose shembuj të punëve të mëparshme (video, reklama, menaxhim të rrjeteve sociale etj.);
- Informacion mbi përvojën e tyre profesionale në fushën e marketingut.
Ju lutemi që të gjitha aplikimet dhe komunikimet t’i dërgoni vetëm në adresën e emailit: info@gg-realestate.ch
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kanë përvojë relevante do të kontaktohen.
Presim aplikimet tuaja dhe mezi presim të bashkëpunojmë me një profesionist/e të motivuar dhe me rezultate të dëshmuara.