1
Mundësi unike për punë ditore! Do të paguheni për aq ditë sa punon!

Mundësi unike për punë ditore! Do të paguheni për aq ditë sa punon!

	 	 

A keni shumë energji, pasion për punën dhe dëshironi t’i rritni të ardhurat përtej pagës mujore? Nëse përgjigja është po,  ju jeni duke lexuar artikullin duhur që do të ju dërgojë në realizimin e synimit tuaj.

KosovaJob, në bashkëpunim me L.P.P, është duke ofruar një mundësi shumë të përshtatshme për të angazhuar punonjës me orar fleksibil. Kjo punë është ideale për ata që kërkojnë të fitojnë të ardhura shtesë pa ndikuar në punën aktuale, studimet apo angazhimet e tjera.

Por me çfarë lidhet puna jote?

Angazhimi përfshin sistemin e rrobave dhe mbeshtetja në logjistike. Përgjatë angazhimit në logjistikë, ju do të keni për detyrë të shpaketoni dhe organizoni mallrat (kryesisht rroba), duke u kujdesur që çdo artikull të jetë i organizuar sipas standarteve. Kjo përfshin përgatitjen e tyre për ekspozim në dyqanet e modës.

Puna juaj nuk përfundon me kaq. Së bashku me ekipin e dyqanit, do të bashkëpunoni për të përmbushur prioritetet logjistike gjatë periudhave të ngarkuara. Është një punë dinamike që kërkon fleksibilitet dhe gatishmëri.

 

Çfarë kërkohet nga ju për të filluar punën?

Për të qenë pjesë e këtij projekti, ju duhet të plotësoni këto kritere bazike:

  • Të jeni fleksibil: të tregoni gatishmëri për të punuar në periudha të ndryshme dhe me njoftime të shkurtra.
  • Të jeni fizikisht aktiv: Aftësi për të lëvizur dhe organizuar mallrat.
  • Përvojë: Eksperienca në retail apo modë është një avantazh, por jo e detyrueshme.

Si do të arrini te puna?

Nëse ju jeni në mesin e atyre që do të kontraktohen për këtë projekt, do të kontaktoheni nga ekipi i KosovaJob sa herë që dyqanet e L.P.P kanë nevojë për mbështetje, mesatarisht 3-4 herë në muaj. Ju do të punoni në oraret, ditët dhe qendrat që preferoni. Në fund të muajit, pagesa do të bëhet për çdo ditë që keni qenë të angazhuar.

Si të aplikoni?

Procesi i aplikimit është i thjeshtë. Plotësoni formularin përmes linkut të dhënë duke klikuar butonin "Apliko Këtu". Ekipi ynë do të shqyrtojë aplikimin tuaj dhe do të kontaktojë kandidatët më premtues për hapat e mëtejshëm.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet