Motivimi i punëtorëve mbetet një sfidë për të gjithë specialistët e burimeve njerëzore. Ngjallja e shpirtit ekipor dhe ndërveprimi me kolegëve është një detyrë që bartet tek supet e Burimeve Njerëzore. Përmes iniciativa të ndryshme si udhëtime rekreative me staf, shënime të ditëve të veçanta, përzgjedhja e punëtoreve më të mirë dhe vlerësimi i tyre janë vetëm disa nga metodat që të motivohen punëtorët.
Por së fundmi është hapur një mundësi e jashtëzakonshme për kompanitë Kosovare që të nxisin shpirtin garues të punëtoreve, të kontribuojnë në ruajtje të ambientit dhe e fundit por më e rëndësishme të ndihmohen fëmijët në nevojë po ashtu.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë filluar fushatën dedikuar bizneseve të quajtur “𝐌𝐨𝐯𝐞𝐈𝐓𝟒𝐒𝐎𝐒”, me një qëllim të thjeshtë: mbledhjen e fondeve për fëmijët pa kujdes prindëror dhe në rrezik të braktisjes .
Kompanitë mund t’i bashkohen kësaj fushatë duke bërë një donacion për fëmijët e SOS Fshatit dhe më pas ju ofrohet qasje në aplikacionin e dedikuar fushatës, ku krijohen llogari për secili punonjës të kompanisë partnere. Kompanitë pjesëmarrëse do të inkurajojnë punonjësit që të ecin, të përdorin biçikletën ose vrapojnë dhe të gjitha këto kilometra të gjelbërt do të regjistrohen në kohë reale nga aplikacioni i posaçëm i fushatës dhe secili punonjës mund të sheh se cili nga kolegët po ecë më shumë e cili më pak duke nxitur një garë mes vete. Secili biznes mund të kontribuojë në një ambient të pastër dhe në të njëjtën kohë të mbledh edhe fonde për fëmijët SOS.
Në fund të garës, do të organizohet një mega ngjarje ne SOS Fshat ne Velani me të gjitha kompanitë pjesëmarrëse dhe punëtorët. Përgjatë kësaj ngjarje do të ndahen mirënjohje për secilën kompani pjesëmarrëse duke vënë në pah edhe kilometrat e gjlebërt që ata kanë bërë dhe sa kanë kursyer në emetim të dioksidit të karbonit. Përveç kësaj për secilën kompani do të ndahen nga tri mirënjohje për punonjësit që kanë ecur më së shumti, duke vlerësuar kështu shpirtin e tyre garues, dashninë për ambientin dhe përkrahjen për fëmijët në nevojë.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për burimet njerëzore që të bashkohen në këtë fushatë, të ndihmojnë ata që më së shumti kanë nevojë, të mbrojnë ambientin e mbi të gjitha të nxisin punëtoret që të garojnë dhe të vlerësohen për shpirtin e tyre garuesPër më shumë detaje rreth fushatës dhe mënyrës se si të bashkangjiteni shkruani në shpend.juniku@soskosova.org ose përmes telefonit: +38344160893