KONKURS PUNE
Kompania M&Sillosi shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira për:
Elektricist:
- Mirëmbajtja e pajisjeve të sistemeve elektroenergjetike dhe instalimeve elektrike në Kompani;
- Përcjellë gjendjen e njësive për furnizim me energji elektrike dhe sipas nevojës të intervenojë;
- Mbikëqyr funksionimin normal të elektromotorëve, ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm, gjeneratorëve dhe pajisjeve tjera elektrike të Kompanisë etj.
Mekanik:
- Bën mirëmbajtjen e makinave dhe pajisjeve të ndryshme në kompani;
- Përcjellë gjendjen e njësive, kryen punë të salduesit me autogjen apo aparat saldues elektrik etj.
Aplikimin mund ta bëni përmes email-it, duke i dërguar dokumentet e lartëcekura në email-in tonë zyrtar info@msillosi.com ose dhe mund t'i sillni direkt në zyrat tona në Xërxë, Rahovec. Konkursi mbetet i hapur deri më 30.06.2026.