
MSillosi shpall konkurs pune këto pozita :
Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, MSillosi fton kandidatë të
aplikojnë për vendin e punës si:
Drejtor i shitjes prane "Agro Center", me përshkrim të punës si në vijim:
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS
- Organizon, drejton dhe mbikëqyr aktivitetet, rregullat dhe iniciativat në funksion të arritjes së objektivave të kompanisë; kontribuon në organizimin gjithëpërfshirës dhe zbatimin e planeve dhe direktivave afatshkurtra dhe afatgjata, në përputhje me vizionin, strategjinë, menaxhimin dhe udhëheqjen e kompanisë. Gjithashtu, është përgjegjës për zhvillimin dhe realizimin e aktiviteteve të shitjes së produkteve të kompanisë, përfshirë promovimin, ofrimin dhe shitjen e produkteve, si dhe për arritjen e objektivave të përcaktuara të shitjes.
- Vepron si një urë lidhëse midis kompanisë dhe klientit për sigurimin e cilesisë, paraqet ide dhe strategji në favor të komapnisë, jap propozime mbi strategjitë e shitjes, përcakton targetet vjetore, mbikqyr dhe jap urdhëra të gjithë punëtorëve të këtij departamenti me qëllim të arritjes se rezultateve në shitjen dhe arritjen e targeteve të percaktuara, i raporton punedhënesit ne baza javore dhe mujore, dhe kryen punë dhe detyra të tjera sıpas kërkeses së punëdhensit.
KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KERKUAR
- Pergaditje Universitare ne fushen e Ekonomise.
- Minimun 2 vite pervoje pune ne fushe te njejte,
- Aftesi te shkelqyeshme te komunkimit ne te folur dhe ne te shkruar,
- Aftesi te mira negocimi dhe bashkepunimi,
- Patente Shoferi - Kategoria B.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: info@msillosi.com
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 10 Gusht 2026 deri me 21 Gusht 2026.