1
Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit po i hapen dyert e suksesit me mundësi të reja

Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit po i hapen dyert e suksesit me mundësi të reja

	 	 

Nëse keni një gjermanishte të avancuar dhe jeni gati për në hap të ri në karrierën tuaj, atëherë po ju presin shumë mundësi punësimi për në liderin global të telekomunikimit, Teleperformance! Ju mund të punoni nga rahatia e shtëpisë dhe të fitoni pagë konkurruese e shumë benefite që ofron kjo kompani që ka prioritet mirëqenien e punonjësve!

Nëse vini nga qyteti i Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit atëherë java e fundit e marsit vjen është koha vendimtare për të përcaktuar të ardhmen tënde. Ekipi i rekrutimit të Teleperformance Kosova vjen më 26, 27, 28 mars në këto qytete për të ju siguruar mundësi të menjëhershme punësimi për të gjithë gjermano-folësit që kanë nivelin e gjuhës C1! Lexoni me kujdes datat për të kuptuar se kur është dita juaj e intervistimit!

  • 26 Mars - Mitrovicë, lokacioni i saktë: Hotel "Palace & SPA" (Nga ora 09:00 deri në orën 18:00)
  • 27 mars – Pejë, lokacioni i saktë: Hotel “Dukagjini” (Nga ora 09:00 deri në orën 18:00)
  • 28 mars – Prizren, lokacioni i saktë: Hotel “Theranda” (Nga ora 09:00 deri në orën 18:00)

Ekipi i TP-së ju pret nga ora 09:00 deri në orën 18:00 në këto lokacione për t’i testuar aftësitë e juaja në Gjuhën Gjermane. Në Ditët e Dyerve të Hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm do të mund të pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë mundësitë e punësimit.

Çfarë përfitoni duke u bërë pjesë e Teleperformancës?

Teleperformanca është lider global i Telekomunikimit që ka shtrirje në shumë vende të botës. Më shumë se 2 mijë persona janë pjesë e saj, e cila viteve të fundit është shtrirë edhe ne qytete të ndryshme të Kosovës.

Çfarë mund të përfitoni nga punësimi në Teleperformance?

  • Mundësi për të punuar 100% nga shtëpia
  • Pagë konkurruese + bonuse
  • Punë me orar të rregullt
  • Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve
  • Mundësi të avancimit në karrierë
  • Sigurim shëndetësor të mbuluar 100% nga Teleperformance

Teleperformanca në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe ka arritur të marrë certifikimin “Great Place to Work” që konsiderohet si një nga standardet më të larta që mund ta arrijë një kompani për kulturë të shkëlqyer të punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në më shumë se 60 vende anembanë botës aplikojnë për të marrë një certifikim si “Great Place to Work”.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet