1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shkolla jopublike "Mileniumi i Tretë"

Rr. “Sokol Sopi”, Nr.107, Matiçan, 

Prishtinë 10 000

Në bazë të nenit 17, Pika 4.3, të Statutit të Shkollës  "Mileniumi i Tretë", drejtoresha e Shkollës shpall 

KONKURS

për plotësimin e tetë vendeve të lira të punës 

  1. një (1) arsimtar/e për gjuhë shqipe me 50% të orarit të punës,
  2. një (1) arsimtar/e për gjeografi me 95% të orarit të punës,
  3. një (1) arsimtar/e për matematikë me 50% të orarit të punës,
  4. një (1) arsimtar/e zëvendësim për matematikë me orar të plotë të punës,
  5. një (1) arsimtar/e për fizikë me 50% të orarit të punës,
  6. një (1) arsimtar/e zëvendësim për TIK me 75% të orarit të punës,
  7. një (1)  psikolog/e për ciklin e ulët me 70% të orarit të punës,
  8. një (1) mësimdhënës/e mbështetës/e me orar të plotë të punës,

Shënim: 

Pozita 1-6: Të gjithë kandidatët/et duhet të kenë përgatitje të lartë profesionale në fushën e studimeve përkatëse, dhe të kenë së paku një vit përvojë pune në fushën e edukimit.

Pozita 7: Kandidatët/et duhet të kenë përgatitje të lartë profesionale në fushën e psikologjisë, dhe të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën e vet profesionale.

Pozita 8: Kandidatët duhet të kenë përgatitje të lartë profesionale në fushën e pedagogjisë, dhe të kenë së paku një vit përvojë pune në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.

Procedura e aplikimit:

Ju lutem plotësoni formularin e mëposhtëm online për aplikim, përmes uebfaqes http://mileniumi3.net/konkurse, më së voni deri më 15 korrik 2026, në orën 15.00. 

Pas këtij afati, kjo formë e aplikimit do te mbyllet.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Me rastin e ardhjes në intervistë, kandidatët e ftuar duhet të sjellin dokumentacionin relevant që dëshmon kualifikimet e tyre.

Informatë për kandidatët dhe Përshkrimi i vendeve të punës

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet