KONKURS PËR EDUKATORE PËR FËMIJË 4 VJEÇ
Kërkojmë një edukatore të kualifikuar dhe me përvojë për punë individuale me një fëmijë 4-vjeçar, me fokus në zhvillimin e aftësive parashkollore dhe përgatitjen profesionale për fillimin e shkollës.
Pozita:
- Edukatore për fëmijë (4 vjeç)
Përgjegjësitë:
- Punë individuale me fëmijën në ambient familjar.
- Përgatitja për fillimin e shkollës sipas programit parashkollor.
- Zhvillimi i aftësive të leximit, para-shkrimit dhe matematikës fillestare.
- Zhvillimi i komunikimit, të menduarit logjik dhe aftësive sociale.
- Organizimi i aktiviteteve edukative dhe kreative në përputhje me moshën e fëmijës.
- Ndjekja e progresit të fëmijës dhe bashkëpunimi me prindërit.
Kriteret:
- Diplomë në Edukim Parashkollor ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune me fëmijë të moshës 3–6 vjeç.
- Përvojë në përgatitjen e fëmijëve për klasën e parë përbën përparësi.
- Të jetë e durueshme, kreative, e përgjegjshme dhe e përkushtuar.
- Aftësi për të krijuar një ambient motivues dhe pozitiv për mësim.
Orari i punës:
E hënë – e premte
17:00 – 19:00 (2 orë në ditë)
Paga:
Sipas marrëveshjes, në varësi të përvojës, kualifikimeve dhe aftësive profesionale të kandidates.
Lokacioni & Numri Kontaktues
Fshati Ndërkombëtar, Prishtinë
049 129 559
Aplikimi:
Kandidatet e interesuara janë të lutura të dërgojnë:
- CV-në,
- kopjen e diplomës ose certifikatave përkatëse,
- dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës së tyre me fëmijë të kësaj moshe.
Përparësi do t’u jepet kandidateve me përvojë të dëshmuar në përgatitjen e fëmijëve për fillimin e shkollës, si dhe në zhvillimin e aftësive të hershme të leximit, shkrimit dhe matematikës.