Shkolla Franceze Ndërkombëtare (EFIP) shpall konkurs për pozitën:
Edukatore për Çerdhe (0–3 vjeç)
Vendi i punës: Shkolla Franceze Ndërkombëtare (EFIP) Mati 1, Prishtinë
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Bachelor në Edukim në Fëmijërinë e Hershme (0–3 ose0–6vjeç), ose diplomë për -Motër Edukatore / Infermiere Edukatore, sipas kualifikimeve të lejuara për këtë grupmoshë
- Minimum 2 vite përvojë pune me fëmijë të moshës0–3vjeç.
Kërkojmë një person që:
- Ka dashuri dhe përkushtim për punën me fëmijët
- Është e durueshme, e kujdesshme dhe e përgjegjshme -Ka etikë të lartë profesionale
- Punon mirë në ekip
- Ka aftësi të mira komunikimi me fëmijët, prindërit dhe kolegët
- Është e organizuar dhe e motivuar për të kontribuar në zhvillimin e fëmijëve
Orari i punës:
08:30–16:30(40 orë në javë)
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune
- Pagë konkurruese
- Kontribute pensionale të paguara sipas legjislacionit në fuqi
- Pushime vjetore dhe të drejta të tjera sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës
- Ambient pune profesional, të sigurt dhe mbështetës me raport të ulët fëmijë/edukatore (2 kujdestare për 7 fëmijë), duke mundësuar kujdes cilësor dhe punë në kushte optimale
- Mundësi për zhvillim dhe trajnim profesional
Aplikimi:
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës KosovaJob duke bashkëngjitur:
- CV-në
- Kopjen e diplomës
- Dëshmi të përvojës së punës
- Referenca (nëse disponojnë)
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
