Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:
VEND TË LIRË PUNE:
Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Analizon tregun dhe identifikon mundësi të reja për zgjerimin e biznesit.
- Viziton rregullisht klientët ekzistues dhe potencialë për të prezantuar produktet dhe ofertat e kompanisë.
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me partnerët biznesorë.
- Monitoron aktivitetet e konkurrencës dhe raporton trendet e tregut.
- Siguron disponueshmërinë, dukshmërinë dhe pozicionimin e duhur të produkteve në pikat e shitjes.
- Negocion kushte bashkëpunimi me klientët në përputhje me politikat e kompanisë.
- Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet në terren, rezultatet e shitjes dhe mundësitë e reja të biznesit.
- Bashkëpunon me departamentin e marketingut për implementimin e aktiviteteve promocionale.
Kualifikimet Profesionale
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhment, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në shitje, zhvillim biznesi ose menaxhim klientësh përbën përparësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe prezantuese.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive.
- Njohuri të mira të tregut lokal dhe dinamikave të shitjes.
- Njohuri të programeve bazë kompjuterike (MS Office).
- Patentë shoferi e kategorisë B.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike në këtë adresë: Burimet.Njerezore@meridian-ks.com ose permes butonit "Apliko këtu"
Konkursi qëndron i hapur prej datës 16 Qershor, 2026 deri më 30 Qershor, 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
