Përgjegjës i Depos së Pjesëve të Automjeteve
1 pozitë e hapur
Jemi në kërkim të një kandidati për pozitën Menaxher i Depos së Pjesëve të Automjeteve, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të depos së pjesëve, organizimin e stokut, analizimin e nevojave për furnizim, përgatitjen e porosive dhe koordinimin me Menaxherin e Pas Shitjes për sigurimin e pjesëve të nevojshme për servis, limari dhe nevojat tjera operative.
Kjo pozitë kërkon përgjegjësi të lartë, saktësi, njohuri për pjesët e automjeteve, aftësi analitike dhe organizative, si dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipin e pas shitjes dhe departamentet teknike.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Menaxhimi i përditshëm i depos së pjesëve të automjeteve;
- Pranimi, kontrollimi, sistemimi dhe evidentimi i pjesëve që hyjnë në depo;
- Organizimi i pjesëve në mënyrë të rregullt, funksionale dhe të lehtë për përdorim;
- Mbajtja dhe përditësimi i evidencave të sakta për stokun e pjesëve;
- Analizimi i porosive të mëparshme dhe lëvizjeve të stokut për të identifikuar nevojat për furnizim;
- Përgatitja e porosive të reja për pjesë, në koordinim me Menaxherin e Pas Shitjes;
- Ndjekja e pjesëve më të kërkuara dhe sigurimi që stoku të jetë në përputhje me nevojat e servisit dhe limarisë;
- Bashkëpunimi me ekipin e servisit dhe limarisë për identifikimin e pjesëve të nevojshme për riparime dhe mirëmbajtje;
- Përgatitja dhe dorëzimi i pjesëve sipas kërkesave të brendshme të servisit, limarisë apo departamenteve tjera;
- Koordinimi me furnitorët apo departamentet përkatëse për afatet e porosive dhe disponueshmërinë e pjesëve;
- Raportimi i mungesave, dëmtimeve, mospërputhjeve apo vonesave në lidhje me pjesët;
- Mbikëqyrja dhe koordinimi i stafit të logjistikës/depos;
- Kujdesi për rendin, sigurinë dhe pastërtinë në hapësirat e depos;
- Sigurimi që proceset e punës në depo të zhvillohen në mënyrë efikase, të saktë dhe profesionale.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë pune në depo, logjistikë, pjesë të automjeteve ose pozitë të ngjashme së paku 1 vit;
- Njohuri për pjesë të automjeteve;
- Aftësi për të analizuar stokun, porositë dhe nevojat për furnizim;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me departamentet tjera;
- Përgjegjësi, saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit, MS Office, email dhe programeve për evidencim të stokut;
- Të posedoj Patent shofer (Kategoria B)
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese në treg;
- Kontratë afatgjatë pune;
- Mundësi avancimi dhe zhvillimi profesional;
- Pushim vjetor sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës;
- Ambient pune të mirë, profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi serioz në industrinë automobilistike.
Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: puno@mercomcompany.com ose permes butonit "Apliko këtu"
