HOTEL AMAZONA hap konkurs për pozitën:
Hotel Amazona është në kërkim të një F&B Manageri me përvojë, i cili do të marrë përgjegjësinë e plotë për organizimin, menaxhimin dhe zhvillimin e sektorit Food & Beverage.
Kërkojmë një profesionist me aftësi udhëheqëse, organizative dhe operative, i cili është i gatshëm të udhëheqë ekipin, të përmirësojë standardet e shërbimit dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të hotelit.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Menaxhimi i përditshëm i operimit të restorantit dhe eventeve.
- Organizimi dhe mbikëqyrja e ekipit të sallës, shankut dhe koordinimi me kuzhinën.
- Hartimi dhe monitorimi i orareve të punës.
- Kontrolli i cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë së mysafirëve
- Menaxhimi i Food Cost dhe Beverage Cost.
- Kontrolli i inventarit, stokut dhe proceseve të furnizimit.
- Organizimi dhe koordinimi i eventeve, dasmave dhe aktiviteteve të hotelit.
- Zbatimi dhe monitorimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Trajnimi, motivimi dhe zhvillimi profesional i stafit.
- Përgatitja e raporteve operative dhe analiza e rezultateve mujore.
- Bashkëpunimi i ngushtë me pronësinë dhe sektorët e tjerë të hotelit.
KRITERET E KËRKUARA
- Minimum 3 vite përvojë në pozitë menaxheriale në hoteleri, restorant ose sektorin F&B.
- Aftësi të dëshmuara në menaxhimin e ekipeve.
- Njohuri të kontrollit të kostove dhe planifikimit operacional.
- Aftësi të forta organizative dhe komunikuese.
- Përgjegjësi, profesionalizëm dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi për të marrë vendime dhe për të zgjidhur probleme operative.
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
ÇFARË OFRON HOTEL AMAZONA
- Pagë konkurruese dhe e negociueshme sipas përvojës dhe rezultateve.
- Bonus bazuar në performancë.
- Mbështetje të plotë nga pronësia.
- Autoritet dhe hapësirë për të organizuar dhe zhvilluar sektorin F&B.
- Ambient profesional dhe stabil pune.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi afatgjatë.
- Mundësi për të qenë pjesë e një projekti serioz dhe në zhvillim.
Nëse beson se ke përvojën, aftësinë dhe ambicien për të udhëhequr sektorin Food & Beverage të Hotel Amazona, të ftojmë të aplikosh.
CV-ja juaj mund të dërgohet në: e-mail: agron.i@hotelamazona.com ose përmes butonit "Apliko këtu"
Tel./WhatsApp: +41 78 693 22 33
Investojmë në njerëzit që krijojnë rezultate.
