1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Koordinator Projekti (zëvendësim i punonjëses në pushim lehonie) (M/F) 

Lokacioni: Prishtinë 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare sociale e cila vepron në ndihmë të fëmijëve  dhe të rinjve që kanë humbë kujdesin prindëror dhe janë në nevojë për një shtëpi të përhershme. SOS Fshatrat  e Fëmijëve gjithashtu përkrahë fëmijët dhe të rinjtë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror përmes  programeve që synojnë fuqizimin e familjes, në komunitetin në të cilin jetojnë. Për të përmbushur këtë  përgjegjësi, ne po kërkojmë kandidat/e të përkushtuar për pozitën Koordinator Projekti në Njësinë e Kujdesit  Alternativ, për të zëvendësuar punonjësen e cila do të jetë në pushim lehonie deri në qershor 2027

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE    

  • Koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit, duke përfshirë mbarëvajtjen e aktiviteteve sipas planit vjetor dhe kornizës logjike & buxhetit që e shoqërojnë;
  • Siguron koordinim me të gjithë përfituesit gjatë zbatimit të projektit;
  • Siguron realizimin me kohë të aktiviteteve të projektit, duke përfshirë aktivitetet që zbatohen në bashkëpunim me partnerët;
  • Ka përgjegjësi të plotë financiare që të sigurojë zbatimin e projektit në përputhje me kërkesat e organizatës;
  • Bashkëpunon me institucionet qeveritare nacionale edhe lokale për të siguruar arritjen e rezultateve të projektit;
  • Siguron që të dhënat zyrtare dhe dokumentet, si dhe dokumentet e projektit dhe zbatimi janë në përputhje dhe në harmoni me legjislacionin vendor dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Përgjegjës përbrenda fushës së punës për të parandaluar dhe mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, ekploatimit, dhunës dhe diskriminimit duke u bazuar në parimet e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve
  • Përgjegjës për të raportuar menjëherë cdo dyshim, shqetësim, pretendim ose incident duke i respektuar procedurat e Raportimit të Mbrojtjes së Fëmijëve
  • Përgatit dhe e përditëson planin e punës, raportet mujore dhe vjetore, dhe siguron raportimin me kohë;
  • Kryen detyrat si të punonjësit social në menaxhimin e rastit, në bashkëpunim me ekipen psiko pedagogjike të Njësisë së Kujdesit Alternativ.

KRITERET  

  • Diplomë universiteti në shkencat sociale, administrim biznesi, menaxhment, ekonomi, drejtësi, ose ndonjë fushë të ngjashme;
  • 3 vite përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme
  • Përvojë të dëshmuar në zbatim të ciklit të projektit, koo monitorim dhe vlerësim në sektorin përkatës;
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale
  • Njohuri të politikave nacionale në fushën e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve;
  • Njohuri të mirë për sistemin e shërbimeve sociale;
  • Shkathtësi për planifikim, organizim, koordinim dhe monitorim të aktiviteteve të projektit;
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze në të shkruar dhe komunikim verbal.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe kënaqësi për të punuar me fëmijët
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim
  • Identifikim me Misionin dhe Vlerat e SOS Fshatrave të Fëmijëve
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve për kategorinë B
  • Ta zotërojë kompjuterin, programet Microsoft Office: MS Word, MS Excel, MS PowerPoint;

Ne ofrojmë 

  • Një vend të sigurt dhe mbështetës të punës;
  • Zhvillim profesional 
  • Benefite shtesë 

Orari i punës 

  • 40 orë në javë.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e  kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha  ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për  Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), 

Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një  deklaratë me anë të së cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje, të SOS Fshatrave të Fëmijëve.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtje dhe krijimin e mirëmbajtjen e një  ambienti të sigurtë për të gjithë, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale  dhe verifikimin e referencave nga punëdhënës paraprak. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së  rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata për të dëshmuar se nuk kanë të kaluar kriminale.  

Ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit! 

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarko këtu Vende të lira - SOS Fshtrat e Fëmijëve ); Kopje të Diplomave, Çertifikatave; Referenca nga punëdhënës paraprak; Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për  kandidatët që ftohen në intervistën finale).  

Afati i fundit për dorëzim: 17.07.2026, në ora 24:00, përmes emailit hr.recruitment@soskosova.org.  Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë. 

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni përmes emailit hr.recruitment@soskosova.org ose Tel: 038 749 887

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet