1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 KONKURS PUNE

Pozita: Përgjegjës i Dyqanit

Kompania Lifestyle sh.p.k. shpall konkurs për pranimin e një Përgjegjësi të Dyqanit, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës së përditshme në dyqan, menaxhimin e stafit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon dhe mbikëqyr punën e përditshme të dyqanit.
  • Menaxhon, koordinon dhe motivon ekipin e punës.
  • Përgatit oraret e punës dhe siguron shpërndarjen efikase të detyrave.
  • Siguron ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
  • Mbikëqyr realizimin e objektivave të shitjes dhe ndërmerr masa për përmirësimin e performancës.
  • Kontrollon porositë, pranimin dhe sistemimin e mallrave.
  • Kujdeset për ekspozimin korrekt të produkteve sipas standardeve të kompanisë.
  • Mbikëqyr procesin e arkës dhe përgatit raportet ditore dhe mujore.
  • Siguron respektimin e rregulloreve të kompanisë, standardeve të higjienës dhe sigurisë në punë.
  • Raporton rregullisht tek menaxhmenti për ecurinë e punës së dyqanit.

Kualifikimet:

  • Arsim i mesëm i përfunduar; arsimi universitar përbën përparësi.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në sektorin e shitjes, prej të cilave të paktën 2 vite në pozitë udhëheqëse (Përgjegjëse Dyqani, Menaxhere, Zëvendës Menaxhere ose pozitë të ngjashme).
  • Aftësi të dëshmuara në menaxhimin e stafit dhe organizimin e punës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe udhëheqëse.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Integritet, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar nën presion.

Ne ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune.
  • Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike :HR@lifestyle-ks.com

Afati i aplikimit: 13.08.2026-13.09.2026

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet