Rreth Aztech Group
Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri kyçe përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shopping Mall, GiFi, Decathlon, Zeta dhe Area 360. Me një fokus të fortë në inovacion, cilësi dhe eksperiencë të klientit, grupi ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme në treg dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetin e tij në rajon.
Ne besojmë në njerëz me ambicie dhe rezultate dhe krijojmë hapësirë për ata që duan të rriten dhe të bëjnë diferencë reale.
Aztech po zgjerohet.
Nuk kërkojmë vetëm menaxherë, kërkojmë njerëz që ndërtojnë, vendosin dhe rrisin biznes.
Jemi në kërkim të kandidatëve për pozitat si më poshtë:
- Kategori Menaxher
- Menaxher i Shitjeve me Pakicë / Area Menaxher
Pozita: Kategori Menaxher
Si Menaxher i Kategorisë, do të jeni përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të kategorisë suaj, duke siguruar rritje të shitjes, optimizim të portofolit të produkteve dhe një eksperiencë të shkëlqyer për klientin.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i plotë i kategorisë: planifikim, zhvillim dhe ekzekutim i strategjisë së shitjes
- Analizë e tregut, konkurrencës dhe trendeve për të identifikuar mundësi rritjeje
- Përzgjedhja dhe menaxhimi i portofolit të produkteve
- Negocimi me furnitorë dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata
- Menaxhimi i çmimeve, marzhave dhe performancës financiare të kategorisë
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e shitjes, marketingut dhe operacioneve
- Monitorimi i KPI-ve dhe marrja e vendimeve të bazuara në të dhëna
Kandidati ideal:
- Ka eksperiencë në menaxhim kategorie, retail ose furnizim
- Mendim analitik dhe orientim të fortë drejt rezultateve
- Aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikimi
- Proaktiv, i organizuar dhe me sens të lartë përgjegjësie
- I motivuar për të ndërtuar dhe rritur kategori me impakt real në biznes
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
- Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
- Sigurim shëndetësor
- Shujta ditore
- Transport i organizuar nga kompania
- Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
- Bonus bazuar në performancë
- Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit
- Mundësi reale rritjeje brenda grupit
Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.
Lokacioni: Magjistrlja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)
Dërgo CV-në tënde përmes butonit të mëposhtëm ose në puna@aztech-ks.com
Afati i aplikimit: 15 shtator 2026
Menaxher i Shitjeve me Pakicë / Area Menaxher
Rreth Aztech Group
Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shopping Mall, GiFi, Decathlon, Zeta dhe Area 360. Me fokus në performancë, eksperiencë klienti dhe standarde të larta operimi, grupi po zgjerohet vazhdimisht në treg.
Ne ndërtojmë ekipe që japin rezultate dhe kërkojmë liderë që dinë t’i çojnë përpara.
Përshkrimi i pozitës
Menaxheri i Shitjeve me Pakicë është përgjegjës për menaxhimin dhe performancën e rrjetit të pikave të shitjes, duke siguruar arritjen e objektivave, standarde të larta operimi dhe zhvillimin e vazhdueshëm të menaxherëve të pikave.
Ky rol kërkon prezencë në terren, kontroll të vazhdueshëm dhe ndikim direkt në rezultatet e shitjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i performancës së pikave të shitjes dhe arritja e targeteve
- Kontrolli i rregullt i pikave për standarde operimi, prezantim dhe shërbim ndaj klientit
- Trajnimi, zhvillimi dhe motivimi i menaxherëve të pikave
- Monitorimi i shitjeve, stokut dhe indikatorëve kyç (KPI)
- Identifikimi i problemeve në terren dhe zgjidhja e shpejtë e tyre
- Bashkëpunim me departamentet e furnizimit, marketingut dhe operacioneve
- Zbatimi i strategjive të shitjes dhe iniciativave promocionale
- Raportim i rregullt mbi performancën dhe propozim i përmirësimeve
Kandidati ideal:
- Eksperiencë në retail, menaxhim shitjesh ose menaxhim ekipesh
- Aftësi të forta lidershipi dhe menaxhimi njerëzor
- I orientuar drejt rezultateve dhe performancës
- Komunikues i fortë dhe motivues i ekipeve
- I organizuar, proaktiv dhe i gatshëm për punë në terren
- Aftësi analitike dhe vendimmarrje e shpejtë
- Njohje e mirë e gjuhës angleze është përparësi
Çfarë ofrojmë:
- Rol me ndikim direkt në performancën e biznesit
- Ambient pune profesional dhe të organizuar
- Stabilitet dhe mundësi zhvillimi në karrierë
- Trajnim dhe rritje profesionale
- Sigurim shëndetësor
- Shujta ditore
- Transport i organizuar nga kompania
- Pagë konkurruese në treg
- Bonus bazuar në performancë
- Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
Apliko në:
Dërgo CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në: puna@aztech-ks.com
Afati i aplikimit: 15 shtator 2026
