1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Për zgjerimin dhe forcimin e ektipit tonë menaxherial, jemi në kërkim të profesionistëve të motivuar dhe me përvojë për pozitat:

  1. Menaxher i Blerjeve dhe Furnizimeve

Qëllimi i Pozicionit

Të planifikojë, organizojë dhe menaxhojë proceset e blerjeve dhe furnizimeve, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm me lëndë të para, materiale dhe shërbime në përputhje me standardet e cilësisë, kostos dhe afateve të dorëzimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së blerjeve.
  • Identifikimi, vlerësimi dhe zhvillimi i furnitorëve.
  • Negocimi i çmimeve, kontratave dhe kushteve të furnizimit.
  • Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me ta.
  • Planifikimi i blerjeve në bashkëpunim me Prodhimin dhe Magazinën.
  • Sigurimi i furnizimit në kohë dhe optimizimi i niveleve të stokut.
  • Analizimi i kostove dhe identifikimi i mundësive për kursime.
  • Menaxhimi i dokumentacionit dhe kontratave të furnizimit.
  • Raportimi periodik mbi performancën e blerjeve dhe furnizimeve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Logjistikë ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 3–5 vite përvojë në blerje ose supply chain.
  • Përvojë në negociata dhe menaxhim të furnitorëve.
  • Aftësi të forta analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe sistemeve ERP.

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e kërkuara ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: career@premiumbakery.net. Në subjektin e e-mailit, kandidatët duhet të specifikojnë qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes telefonit dhe do të ftohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 11.08.2026 deri më 31.08.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet