KONKURS : Zyrtar i Arkivës
Përshkrimi për aktivitetin e Byrosë Kosovare te Sigurimit,
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është një institucion përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të sigurimit të automjeteve në Kosovë. Ajo luan një rol kyç në garantimin e mbrojtjes së të siguruarve dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin kufitar. BKS siguron funksionimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, trajton kërkesat për kompensim në rast aksidentesh dhe bashkëpunon me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave të sigurimit.
Përmbledhje e Punës – Qëllimi i përgjithshëm i pozitës:
Të sigurojë administrimin, organizimin, ruajtjen, sistemimin dhe qasjen efikase në dokumentacionin fizik dhe elektronik të Byrosë Kosovare të Sigurimit, duke garantuar integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e të dhënave në përputhje me procedurat e brendshme dhe kërkesat ligjore në fuqi.
Përgjegjësitë Kryesore – Përshkrimi i punëve:
- sistemimin e lëndëve në procedurë dhe lëndëve të paguara,
- sistemimin e lëndëve në arkivë,
- administrimin e arkivës,
- të jetë i sjellshëm dhe kooperativ me stafin, duke ju ofruar informata të sakta dhe korrekte,
- është përgjegjës për hyrje-daljen e lëndëve në arkivë,
- mbanë përgjegjësi për sigurimin fizik të materialit sensitiv i cili gjendet në arkivë,
- evidentimin e lëndëve në mënyrë fizike,
- regjistrmin e lëndëve në sistem në mënyrë elektronike,
- gjetjen e lëndëve në procedurë gjyqësore (padi dhe regres),
- ruan konfidencialitetin në përputhje me kornizën ligjore të mbrojtjes së të dhënave personale,
- për punën e tij i punësuari i përgjigjet Drejtorit të Departamentit Ligjor, Administratë, Trajnime dhe Drejtorit Ekezekutiv.
Kualifikimet
- Diplomë universitare (e preferuar) në:
- Administratë Publike
- Juridik
- ose fushë tjetër relevante.
- Njohuri të mira të punës me:
- Microsoft Office (Wrd, Excel, Outlook)
- Sistemet elektronike të menaxhimit të dokumenteve.
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe në të shkruar dhe të folur.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Përvoja
- Minimum 1–2 vite përvojë pune në:
- administratë,
- arkivim,
- menaxhim dokumentacioni,
- ose pozita të ngjashme.
- Përvoja në organizata financiare, sigurime ose institucione të mëdha konsiderohet avantazh.
- Përvojë në ruajtjen, klasifikimin dhe regjistrimin e dokumenteve fizike dhe elektronike.
Si të aplikohet:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në email: infocenter@bks-ks.org me përshkrim “Aplikim për Zyrtar i Arkivës”
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV;
- Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
- Dëshmia e përvojës së punës
Konkursi është i hapur deri më datën 21.07.2026 në ora 16:00.
Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.