1
KosovaJob dhe OfertaPune dukshëm i prijnë tregut të publikimit të konkurseve

KosovaJob dhe OfertaPune dukshëm i prijnë tregut të publikimit të konkurseve

	 	 

KosovaJob dhe OfertaPune – të dy platforma të suksesshme sa i përket punësimit kanë arritur që të thellojnë diferencën kundrejt çdo platforme të punësimit në vend. Kjo është e dëshmuar në numrin e konkurseve të publikuara dhe në numrin e vizitorëve. KosovaJob e cila tashmë veçse e ka primatin në këtë fushë mbetet larg e arritshme. Kurse OfertaPune duke u listuar menjëherë e dyta vetëm se po e ndjekë rrugën e saj.

KosovaJob – platforma #1 e punësimit që u themelua në vitin 2012, vazhdon të sjell inovacion në këtë fushë duke shërbyer si platforma më e besueshme për punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Gjatë vitit 2023 janë publikuar rreth 6200 shpallje në KosovaJob. Me një mesatare prej 500 mijë vizitorësh në muaj  të përllogaritur nga Google Analytics gjatë vitit të kaluar, KosovaJob e mban të palëkundur primatin. OfertaPune që është pjesë e saj ka arritur shpejt të rangohet si e dyta me një mesatare prej 200 mijë vizitorësh në muajt e vitit 2023. Kjo platformë është blerë nga KosovaJob në vitin 2019 dhe duke qenë platforma e dytë më e vizituar nënkupton që konkurset e KosovaJob arrijnë vizibilitet edhe më të madh dhe rrjeti i punëkërkuesve dhe punëdhënësve po rritet në këto platforma. Pjesë e KosovaJob janë edhe platformat Lyp Punë dhe PunaIme.

Saktësia dhe shpejtësia që janë dy komponentë që e karakterizojnë këtë platformë, sipas Drejtorit Komercial të Shitjes KosovaJob, Shkamb Kërleshi kanë ndikuar në rritjen e kësaj platforme.

“Kosovajob ofron shërbim të shpejtë dhe mbi të gjitha kualitativ për secilin klient dhe për secilën shpallje. Çfarë e dallon tjetër platformën KosovaJob është edhe fleksibiliteti ndaj kërkesave të klientëve në çdo kohë. Për ne është shumë e rendesishme që klientët të ndahen të kënaqur me shërbimin tonë dhe mbi të gjitha te plotësojnë vendet e lira të punës. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet numri i klientëve dhe shpalljeve të reja”, ka treguar ai.

JANAR: KosovaJob dhe OfertaPune i prijnë tregut të punës bindshëm

Trendi i rritjes së platformës, KosovaJob dhe OfertaPune vazhdon me një ritëm edhe më të lart përgjatë muajit të parë të vitit 2024. Përgjatë janarit në KosovaJob janë publikuar 500+ konkurse kurse në OfertaPune rreth 400 konkurse kurse në platformën tjetër të punësimit janë rreth 170 konkurse të punës.

Sa i përket numrit të vizitave në KosovaJob përgjatë janarit kanë qenë  rreth 500 mijë vizita kurse OfertaPune me rreth 200 mijë.

 

OfertaPune – e dyta më e madhe, thellim i besnikërisë ndaj klientëve

Oferta Pune është platforma më e dytë më e madhe për punë në Kosovë, e cila është e disponueshme që nga viti 2015. Ky portal pune, ashtu si platforma KosovaJob siguron një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe kërkuesve të punës në Kosovë, duke ofruar njoftime pune të reja në kohë reale. Në këtë mënyrë, kandidatët e interesuar mund të gjejnë vende pune në fusha të ndryshme. Gjatë vitit 2023 në këtë platformë janë publikuar +4000 mijë shpallje pune.

“OfertaPune dhe KosovaJob kanë një audienca të ndryshme dhe kjo ka rezultuar në interesim të madh në konkurse të ndryshme pune, po ashtu dhe rritja e numrit të konkurseve aktive krahasuar me vitin e kaluar ka ndikuar në interesim më të gjerë të punëkërkuesve në të gjithë Kosovën”, ka thënë Rinor Jahaj – Menaxher i Produkteve në KosovaJob.

 Të dy platformat synojnë ta thellojnë edhe më tej besnikërinë me klientët dhe punëkërkuesit dhe duke mbetur platformat më të kërkuara të punësimit në vend.

“Së bashku, ne përpiqemi të jemi destinacioni kryesor si për punëkërkuesit ashtu edhe për punëdhënësit, duke nxitur një ekosistem bashkëpunues që siguron dukshmërinë e konkurseve të punës në mënyrën më profesionale për të gjithë vizitorët. Po ashtu Ofertapune.net shumë shpejtë do të ketë një transformim me një pamje të freskët të webfaqes dhe veçori të reja , të krijuara për të lehtësuar përvojën e kërkimit të punës për të gjithë punëkërkuesit”, ka treguar Rinori./ KosovaJob

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet