KosovaJob
OCM International

Technical Support Architect (Prishtinë)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 22 nëntor 2026
	 	 

Konkurs Pune 

Kompania “OCM International” hap konkurs për për pozitë të lirë: 

“Technical Support Architect” 

Lokacioni: Prishtinë 

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Mbikëqyr punimet ndërtimore në komplekset tregtare dhe projektet e tjera të kompanisë, duke  siguruar menaxhimin dhe koordinimin e tyre nga fillimi i projektit deri në përfundimin dhe dorëzimin përfundimtar. 
  • Menaxhon marrëdhëniet dhe koordinon aktivitetet me kompanitë e Grupit OXA, kontraktorët e  jashtëm, qiradhënësit dhe qiramarrësit gjatë realizimit të projekteve. 
  • Asiston Drejtorin Ekzekutiv (CEO) dhe Departamentin e Qiradhënies në planifikimin dhe përcaktimin e madhësive të njësive, strukturës së produkteve, strukturës së qiramarrësve dhe buxheteve të qirasë, si dhe në përgatitjen e analizave lidhur me shfrytëzimin e hapësirave tregtare. 
  • Menaxhon zbatimin e koncepteve arkitekturore të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë ndarjen, organizimin dhe përcaktimin e destinimit të hapësirave tregtare, hapësirave të  përbashkëta, zyrave dhe apartamenteve banesore. 
  • Shqyrton, verifikon dhe miraton projektet ekzekutive, si dhe përgatit dhe modifikon planet që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe private, në përputhje me udhëzimet e kompanisë dhe duke iu nënshtruar miratimit përfundimtar të CEO-së, kur është e zbatueshme. 
  • Bashkëpunon me Departamentin e Qiradhënies dhe departamentet përkatëse për koordinimin e  dorëzimit, hapjes dhe kthimit të njësive afariste dhe hapësirave të përbashkëta, si dhe përgatit  raportet përkatëse sipas procedurave të kompanisë. 
  • Kryen inspektime në terren në lokacionet ndërtimore dhe projektet që mbikëqyren nga kompania,  duke siguruar respektimin e kodeve lokale të ndërtimit, standardeve të sigurisë dhe shëndetit në  punë, si dhe rregulloreve për mbrojtjen nga zjarri. 
  • Koordinon aktivitetet me ekipet e qiradhënies, sigurimit, mirëmbajtjes dhe operacioneve, me qëllim të mbështetjes së funksionimit të përditshëm të objekteve dhe zbatimit të protokolleve për reagim në raste emergjente. 

Kualifikimet dhe Përvoja: 

  • Të ketë diplomë universitare në: Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimore ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (obligative). 
  • Të ketë përvojë profesionale në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve ndërtimore, shqyrtimin e projekteve ekzekutive dhe koordinimin e kontraktorëve, ekipeve teknike dhe palëve  të tjera të përfshira.
  • Të ketë njohuri të legjislacionit dhe standardeve të ndërtimit, sigurisë dhe shëndetit në punë,  mbrojtjes nga zjarri, si dhe të menaxhimit dhe shfrytëzimit efikas të hapësirave tregtare.
  • Të ketë aftësi të avancuara organizative, koordinuese dhe komunikuese. 
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve për përgatitjen dhe shqyrtimin e dokumentacionit teknik. 

Si të aplikoni: 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike:  hr@ocm-int.com me titull në subjekt: “Technical Support Architect”

Afati: 22 nëntor 2026 · edhe 9 ditë
OCM International
Retail dhe Distribuim
2Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Inxhinieri
Skadon 22/11/26 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë