Inxhinier/e i/e Elektroteknikës
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Investimeve më datë 23-10-2026 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Mbikëqyr zbatimin e projekteve investive në rrjetin elektrik, duke siguruar përputhshmërinë me projektin kryesor, ofertën e kontraktorit, rregullat teknike, kodet, standardet dhe kërkesat ligjore në fuqi.
- Kryen kontrollin teknik, cilësor dhe sasior të punimeve të realizuara, shqyrton dokumentacionin teknik dhe atë të punimeve, përfshirë librin e ndërtimit dhe ditarin e punës, si dhe propozon ndryshime teknike kur është e nevojshme.
- Përgatit dhe dorëzon raporte periodike mbi progresin e projekteve nën mbikëqyrje, duke përfshirë aspektet teknike, cilësore, sasiore dhe financiare, si dhe kujdeset për mbrojtjen e interesave të KEDS-it dhe shfrytëzimin racional të materialeve gjatë realizimit të projekteve.
- Përpilon dhe shqyrton projekte dhe dokumentacion teknik për rrjetin elektrik, duke përfshirë elaboratet, zgjidhjet teknike dhe specifikimet përkatëse, në përputhje me kërkesat e konsumatorëve, njësive të tjera organizative dhe standardet në fuqi.
- Kujdeset për përfundimin teknik të projekteve, merr pjesë në procesin e kolaudimit dhe siguron përgatitjen e dokumentacionit përkatës deri në pranimin dhe dorëzimin e projekteve te njësitë përgjegjëse.
- Kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të punës, zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve teknologjike, përdorimin e programeve aplikative dhe avancimin e procedurave për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së përgatitjes dhe realizimit të projekteve, në bashkëpunim me stafin teknik dhe njësitë përkatëse.
- Bashkëpunon me njësitë relevante dhe kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të Udhëheqësit të Njësisë.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Kualifikim Universitar, Fakulteti i Elektroteknikës, drejtimi Energjetikë;
- Preferohet përvojë 3 vjeçare në fushën e Energjisë;
- Preferohet njohja e gjuhës Angleze.
- MS Office dhe programet tjera që mund të nevojiten gjatë punës.
- Preferohet Kategoria B e vozitjes.
- Aftësi për të vlerësuar rrezikun dhe dhënien e zgjidhjeve më të mira;
- Shkathtësi për zgjedhjen e problemeve dhe aftësi fokusimi në zgjedhje afatgjate të problemeve;
- Aftësi të mira të vendimmarrjes dhe të bashkëpunimit në ekip;
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.