KosovaJob
Të gjithë artikujt
15 Maj 2025 · 3 min leximi

Kastori bëhet pjesë e KosovaJob – një platformë për shpallje të përzgjedhura

KosovaJob ka zgjeruar ofertën e saj duke bashkëngjitur platformën Kastori, me synimin për të fuqizuar praninë në segmentin e shpalljeve të nivelit të lartë profesional. Kjo e fuqizon akoma më shumë platformën #1 të punësimit duke i bashkuar punëkërkuesit dhe punëdhënësit në një përvojë më të avancuar.

Kastori bëhet pjesë e KosovaJob – një platformë për shpallje të përzgjedhura
				 	 

Shkamb Kërleshi, Shef Komercial në KosovaJob shprehet se ky vendim vjen si pjesë e një strategjie që synon të ofrojë një hapësirë të dedikuar vetëm për shpalljet me pakon Ultra.

“Me Kastorin, kemi krijuar një hapësirë të dedikuar ku do të publikohen ekskluzivisht shpalljet me pakon Ultra, duke garantuar cilësi më të lartë dhe më shumë vizibilitet për pozitat më të rëndësishme në treg. Kjo sjell vlerë shtesë për punëdhënësit që kërkojnë ekspozim maksimal dhe për kandidatët që synojnë pozita me ndikim më të madh profesional”, ka thënë ai.

Shkamb Kërleshi: Kastori synon të jetë një “vitrinë” për shpallje të përzgjedhura

Sipas tij, Kastori do të shërbejë si një platformë premium brenda ekosistemit të KosovaJob, e fokusuar në pozita që kërkojnë përvojë, kualifikime të larta dhe përgjegjësi strategjike. Ai shprehet se në krahasim me KosovaJob, që ofron një gamë të gjerë paketash për lloje të ndryshme shpalljesh, Kastori synon të jetë një “vitrinë” për shpallje të përzgjedhura që kërkojnë profesionalizëm të lartë dhe ekspozim maksimal në treg.

“Përdoruesit do të kenë qasje në një platformë të filtruar, ku gjenden vetëm shpallje të promovuara dhe me përmbajtje të detajuar, që zakonisht kërkojnë nivel më të lartë kualifikimi apo përvoje. Kjo i ndihmon kandidatët të fokusohen në mundësi karriere që janë në përputhje me aspiratat e tyre afatgjata, ndërsa punëdhënësve u ofrohet një platformë e veçantë për të arritur profesionistët më të mirë në treg”, ka shtuar tutje ai.

Shkambi thekson se Kastori do të funksionojë si platformë e ndarë, por e lidhur me KosovaJob, duke ruajtur qartësinë në segmentim dhe rritur efikasitetin në komunikimin e shpalljeve të ndryshme. Ndër hapat e parë pas këtij zhvillimi përfshihet edhe rikonstruktimi vizual dhe teknik i Kastorit për të reflektuar nivelin e shpalljeve që do të publikohen aty.

“Procesi i kalimit të shpalljeve Ultra nga KosovaJob në Kastori ka nisur tashmë, ndërsa së shpejti do të nisë edhe komunikimi i strukturuar me klientët për të sqaruar përfitimet dhe qëllimin e kësaj ndarjeje”, ka thënë ai.

 Me këtë hap, KosovaJob synon të ngrisë edhe më lart standardin e rekrutimit në tregun vendor. Pjesë e ombrellës së KosovaJob janë edhe OfertaPune, LypPunë dhe PunaIme. / KosovaJob

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë