Më 15 dhe 16 Nëntor, Teleperformance Kosova po organizon “Ditët e Dyerve të Hapura”. Nëse flisni rrjedhshëm gjermanisht dhe kërkoni një punë të re ku ju vlerësoheni, mos e humbisni këtë mundësi.
Pagat konkurruese dhe shumë përfitime të tjera i presin ata që janë të përshtatshëm për këtë mundësi. Eja dhe shiko projektet që Teleperformanca po ofron, pasi vazhdimisht po punësohen kolegë të rinj.
Si mund të bëheni pjesë e Teleperformance sot?
Nëse flisni rrjedhshëm gjermanisht (niveli C1), je vetëm një hap larg. Prej orës 09:00 deri në ora 18:00, ekipi i rekrutimit ju pret më 15 dhe 16 Nëntor (E mërkurë dhe E enjtë), që të zhvilloni një intervistë me ta, ku do të vlerësoheni për aftësitë në Gjuhën Gjermane dhe do të merrni menjëherë përgjigje, duke nënshkruar brenda asaj dite edhe para-kontratën.
Çfarë përfitoni duke punuar në Teleperformance?
Teleperformance në Kosovë operon në Prishtinë që nga maji i 2017-tës, si degë e Teleperformance Gjermani. TP ka arritur certifikimin prestigjioz "Best Place to Work", i cili konsiderohet si një nga standardet më të larta që një kompani mund të arrijë për kulturë të shkëlqyer në vendin e punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në mbi 60 vende të botës aplikojnë për këtë certifikim.
Mos e humbisni mundësinë për t'u bërë pjesë e një ekipi të jashtëzakonshëm. Bashkohuni me Teleperformance dhe filloni një rrugëtim drejt një karriere të mbushur me mundësi të pafundme. E ardhmja juaj fillon këtu!