Punonjës/e për IT dhe Logjistikë
Punonjës/e për IT dhe Logjistikë
BetaTech SH.P.K. · Prishtinë, Rr. Zenel Salihu nr. 46
BetaTech SHPK është kompani e specializuar për shitjen e produkteve të teknologjisë informative dhe pjesëve përcjellëse të saj, duke qenë një nga kompanitë më serioze dhe inovative në vend dhe më gjerë.
Ne jemi në kërkim të një personi të motivuar për punë, të përgjegjshëm dhe me njohuri në fushën e teknologjisë informative, i cili do të jetë pjesë e ekipit tonë në logjistikë dhe servis.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pranimi i mallit nga furnitorët, kontrollimi i sasive dhe gjendjes së produkteve sipas faturave;
- Sistemimi dhe organizimi i mallit në depo, si dhe mbajtja e rregullt e depos;
- Përgatitja dhe paketimi i porosive për klientët (lokali, shitja online dhe klientët biznesorë);
- Organizimi i dërgesave dhe komunikimi me kompanitë e transportit;
- Përgatitja dhe arkivimi i dokumentacionit përkatës (fletëdërgesa, fletëpranime);
- Kontrollimi dhe testimi bazik i produkteve IT në Servis;
- Montimi i kompjuterëve sipas porosive të klientëve;
- Pranimi i produkteve për servis/garancion dhe përcjellja e tyre deri në kthimin te klienti;
- Pjesëmarrja në inventarizimet periodike të mallit;
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozitën, sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Diplomë e shkollës së mesme; diploma në Teknologji Informative, Inxhinieri
- Kompjuterike apo fusha të ngjashme do të ketë përparësi;
- Njohuri të mira për komponentët e kompjuterëve, montimin dhe instalimin e sistemeve operative;
- Njohuri për softuerin ProData dhe Microsoft Office/Excel (e preferueshme);
- Përvoja në logjistikë, depo ose servis IT do të ketë përparësi;
Konkurs – Punonjës/e për IT dhe Logjistikë
- Të jetë i/e saktë, i/e organizuar dhe me përgjegjësi në punë;
- Aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për punë në ekip;
- Patentë shoferi kategoria B (obligative).
- Kandidatët që do të ftohen për intervistë duhet të dëshmojnë se zotërojnë aftësitë e kërkuara më lart.
Mënyra e aplikimit
Nëse dëshironi të jeni pjesë e jona duke ndjekur një karrierë afatgjatë, ju inkurajojmë të aplikoni përmes butonit "Apliko Këtu" ose të dërgoni CV-në tuaj në e-mail adresën tonë: Info@betatech-ks.com duke shënuar titullin e pozitës që përzgjidhni
