KosovaJob
Panamic ICT PREMIUM+E re

Teknik i Pajisjeve Teknologjike

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Teknologji e Informacionit Skadon më 5 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

POZITA: Teknik i Pajisjeve Teknologjike

Panamic ICT është një kompani lidere në shitjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për zgjerimin e ekipit tonë në Prishtinë, jemi në kërkim të një kandidati për pozitën Teknik i Pajisjeve Teknologjike.

Nëse të pëlqen puna praktike, ke interesim për teknologjinë dhe dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua profesionale, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty!

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Asistimi i kolegëve në instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike.
  • Ndihmë në montimin, vendosjen dhe funksionalizimin e pajisjeve.
  • Angazhim në punë praktike në terren.
  • Transportimi dhe dorëzimi i pajisjeve sipas nevojës dhe udhëzimeve.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Aftësi organizative dhe gatishmëri për punë në terren.
  • Njohuri bazike teknike ose përvojë në punë të ngjashme (përparësi).
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
  • Vullnet për punë dhe dëshirë për të mësuar e për tu zhvilluar profesionalisht.

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë konkurruese, në përputhje me aftësitë dhe angazhimin tuaj.
  • Mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për të zhvilluar aftësi profesionale.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të mësuar dhe për t'u zhvilluar së bashku me një ekip profesional.

Nuk ke shumë përvojë? Mos hezito të aplikosh! Nëse je i motivuar, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të mësosh, të inkurajojmë të bëhesh pjesë e ekipit tonë.

Si të aplikoni?

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën: hr@panamic-ict.com

Subjekti: Teknik i Pajisjeve Teknologjike

Lokacioni: Prishtinë

Afati: 5 nëntor 2026 · edhe 8 ditë
Apliko tani
Panamic ICT
Teknologji e Informacionit
7Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 05/11/26 (8 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë