Menaxher/e Financiar/e
KONKURS PUNE
Pozita: Menaxher/e Financiar/e – 1 pozitë
Lokacioni: Prishtinë
HeB’s Sh.P.K.
HeB’s Sh.P.K. fton profesionistët me përvojë në financa dhe kontabilitet të aplikojnë për pozitën Menaxher/e Financiar/e.
Ky rol ofron mundësinë të kontribuoni drejtpërdrejt në menaxhimin financiar të kompanisë, zhvillimin e kontrolleve të brendshme dhe mbështetjen e vendimmarrjes strategjike, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Financave.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e përditshme të Departamentit të Financave, si dhe të të gjitha njësive të ndërlidhura me të;
- Pergadite dhe raporton Pasqyrat Finaicare mujore/vjetore te kompanise si dhe prezanton para paleve te treta ne kordinim me Drejtorin Financiar;
- Rishikon punet ditore te stafit te financave dhe sigurohet per perbushjen ne kohe dhe te sakte te te gjitha detyrave te punes;
- Pergadite dhe finalizon Librat tregtare per deklarime te TVSh-se dhe tatimeve tjera mujore;
- Rishikon dhe finalizon ne deklarime listat e qirave dhe te pagave per te gjithe stafin e kompanise;
- Përgatit buxhetet vjetore dhe parashikimet financiare (forecast) me kerkese te menaxhmentit te kompanise;
- Monitoron performancën financiare dhe analizon devijimet nga buxheti;
- Ofron analiza dhe rekomandime për menaxhmentin e lartë për vendimmarrje strategjike;
- Mbikëqyr proceset e mbylljes mujore dhe vjetore të transaksioneve financiare;
- Siguron përputhshmëri me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore në fuqi;
- Menaxhon dhe asiston ne proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm;
- Zhvillon dhe implementon kontrolle të brendshme financiare;
- Identifikon, monitoron dhe minimizon rreziqet financiare dhe operacionale;
- Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave financiare të kompanisë;
- Kontrollon dhe analizon kostot operative, me fokus në:
- normativat e produkteve qe jan ne shitje (rishikon dhe perditeson pas cdo ndryshimi);
- stokun neper njesite-filialet e kompanise.
- Kostot tjera operative te kompanise;
- koston e punës (labor cost);
- Analizon performancën financiare për secilin lokacion ne baze te raporteve mujore te detajuara;
- Raporton drejtpërdrejt tek Drejtori Financiar i kompanisë dhe bashkëpunon ngushtë me te proceset, raportet dhe vendimet tjera operative dhe stategjike te Dep. Financave.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Aftësi të shkëlqyera financiare dhe të kontabilitetit
- Pervoje te punes mbi 5-vjet ne kontabilitet (pozita menaxheriale)
- Pervoje pune ne ERP te ndryshme dhe ne analiza financiare, raportim financiar, dhe tatimore.
- Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet;
- Kualifikimet tjera profesionale te rekomanduara;
- Përvojë e mëparshme mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë e stafit profesional dhe mbështetës.
- Përvojë në zbatimin e politikave dhe procedurave të financave dhe kontabilitetit.
- Aftësi e demonstruar për të permbushe ne kohe detyrat e percaktuara
- Aftësi e demonstruar për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe me një ekip.
- I aftë të trajtojë pagat e punonjësve me konfidencialitet.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Njohuri të thella në aplikacionet e softuerëve financiarë dhe Microsoft Office - Excel.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit deri më 08.11.2026
Të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: info@hebs.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të kritereve të konkursit do të kontaktohen për intervistë.
Bashkohuni me ekipin e HeB’s!