KosovaJob
NLB Banka PREMIUM+E re

Ekspert Analist, Ekspert për Kontabilitet, Zyrtar i Lartë për Kontabilitet dhe Tatime

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 3 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

KONKURS PUBLIK

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës në Njësinë për Kontrollim & Kontabilitet Financiar dhe Administrim:

  1. Ekspert Analist (një vend pune)
  2. Ekspert për Kontabilitet (një vend pune)
  3. Zyrtar i Lartë për Kontabilitet dhe Tatime (një vend pune)

EKSPERT ANALIST

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Matematike, Teknik ose fusha të ngjashme;
  • Preferohet së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mirë të Microsoft Excel, SQL, Power BI, etj;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Harton udhëzime, metodologji dhe baza të të dhënave për planifikim dhe analiza afariste;
  • Koordinon zbatimin e zgjidhjeve analitike në proceset afariste të Bankës;
  • Analizon të dhënat afariste duke përdorur metoda të data mining dhe analiza eksploruese të të dhënave (EDA);
  • Identifikon, analizon dhe interpreton trendet dhe modelet në të dhëna, si dhe përgatit rekomandime për vendimmarrje;
  • Koordinon procesin e përgatitjes dhe hartimit të planit vjetor të Bankës;
  • Monitoron zbatimin dhe realizimin e planit afarist të Bankës;
  • Harton raporte dhe analiza komplekse për nivele të ndryshme menaxheriale dhe vendimmarrëse;
  • Përgatit dhe mirëmban baza të të dhënave për planifikim, analiza dhe vendimmarrje afariste;
  • Kryen vlerësimin kreditor të klientëve në përputhje me metodologjitë dhe procedurat e Bankës;
  • Përdor, përshtat dhe zhvillon mjete, metodologji dhe qasje analitike për përmirësimin e analizave afariste;
  • Propozon dhe zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve, metodologjive dhe praktikave të punës.

EKSPERT PËR KONTABILITET 

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, ose fushë të ngjashme;
  • Preferohet së paku 5 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel;
  • Certifikate ne kontabilitet (SCKAK apo te ngjashme)
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Ofron këshillim profesional për zbatimin e politikave kontabile dhe tatimore, si dhe për trajtimin kontabël dhe tatimor të ngjarjeve komplekse afariste;
  • Mbikëqyr funksionet e kontabilitetit dhe tatimeve, si dhe sistemet përkatëse të kontrollit;
  • Analizon dhe kontrollon pasqyrat financiare dhe tatimore, llogaritë dhe raportet komplekse;
  • Harton dhe përgatit në mënyrë të pavarur politika, procedura dhe udhëzime të avancuara kontabile dhe tatimore;
  • Mbikëqyr zbatimin e politikave kontabile dhe tatimore në nivel të Bankës;
  • Kryen detyrat më komplekse kontabile që mbulojnë fusha të plota të veprimtarisë së Bankës;
  • Bashkëpunon me institucione të jashtme, auditorë dhe autoritete rregullative, duke siguruar përmbushjen e kërkesave ligjore dhe rregullative;
  • Propozon dhe zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve, procedurave dhe praktikave kontabile dhe tatimore.

ZYRTAR I LARTË PËR KONTABILITET DHE TATIME

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, ose fushë të ngjashme;
  • Preferohet së paku 3 vit përvojë në banka ose institucione të tjera financiare;
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Kontribuon në funksionet e kontabilitetit dhe tatimeve, si dhe sistemet përkatëse të kontrollit;
  • Pranon, monitoron dhe përpunon operacionet bankare dhe financiare deri në përfundimin e tyre për operacione dhe klientë;
  • Kryen kontrollin formal dhe substancial të dokumentacionit;
  • Realizon transaksionet e pagesave të urdhëruara nga klientët;
  • Mban evidencat e ngjarjeve afariste dhe harmonizon librat ndihmës me librin kryesor;
  • Përgatit llogari, raporte, analiza dhe informacione të ndryshme për përdorues të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve;
  • Propozon dhe/ose zbaton iniciativa për përmirësimin e proceseve dhe procedurave të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 03 nëntor 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

Afati: 3 nëntor 2026 · edhe 6 ditë
Apliko tani
NLB Banka
Banka
33Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 03/11/26 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë