1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ASHA po kërkon: Print Officer

ASHA  është në kërkim të një personi të përgjegjshëm dhe të motivuar për t’iu bashkuar Departamentit të Printit, i cili do të angazhohet në përgatitjen, prodhimin dhe montimin e materialeve të ndryshme reklamuese.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Përvojë paraprake në shtypin digjital dhe përgatitjen e materialeve për printim.
  • Njohuri dhe përvojë në brendimin e materialeve reklamuese, përfshirë vendosjen e folieve PVC në xhama, vetura, cerada dhe sipërfaqe të tjera.
  • Aftësi praktike në proceset e prodhimit dhe finalizimit të materialeve, si prerja, montimi, paketimi dhe përgatitja për dorëzim.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi për të punuar në ekip.

Nëse ke përvojë në print dhe dëshiron të bëhesh pjesë e ekipit tonë, apliko tani!

Dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në email: info@ashagraphics.com :
  • CV dhe
  • Kontaktin tuaj

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet