Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” shpall pozita të hapura për:
- Përgjegjës/e për Mirëmbajtjen dhe Sistemet Teknike të Spitalit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja e mirëmbajtjes së objektit dhe instalimeve teknike.
- Kontrollimi i funksionimit të sistemeve të gazrave mjekësorë, energjisë, ngrohjes, ventilimit dhe ujësjellësit.
- Koordinimi i mirëmbajtjes së sistemeve të IT-së me personelin ose kompanitë përkatëse.
- Evidentimi i defekteve dhe organizimi i intervenimeve të nevojshme.
- Bashkëpunimi me stafin teknik dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Përvojë në mirëmbajtjen teknike të objekteve ose sistemeve përkatëse.
- Aftësi të mira organizative dhe përgjegjësi në punë.
- Aftësi komunikimi dhe koordinimi me ekipe të ndryshme.
- Përvoja e mëparshme në një institucion shëndetësor përbën përparësi.
Përfitimet:
- Pagë konkurruese
- Sigurim shëndetësor
- Hapësirë reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
- Ambient pune profesional dhe mbështetës
- Ushqim i përfshirë gjatë orarit të punës
Afati i aplikimit: 29.10.2026
Dërgo CV-në në: hr@american-art.net