
RIT KOSOVA (A.U.K) KONKURS PUNE 10-2025
Profili i Punës – Punëtor për Pastrim dhe Mirëmbajtje Teknike – Pozitë me Orar të Plotë (fillimi i punës me 1 nentor 2026)
PËRSHKRIMI I PUNËS:
RITK është në kërkim të një punëtori i cili do të ketë përparësi në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të kampusit të RITK, si dhe do të kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe riparimeve të vogla teknike sipas nevojës. Kjo pozitë mund është me orar të plotë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të objektit.
- Sigurimi i higjienës dhe pastërtisë në ambientet e punës.
- Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve dhe objekteve brenda ndërtesës.
- Kryerja e ndërhyrjeve të vogla teknike dhe riparimeve të nevojshme.
- Kontrollimi dhe sigurimi i funksionimit të sistemeve bazë (elektrike, hidraulike, etj.).
- Bashkëpunimi me stafin për të siguruar një ambient të pastër dhe të sigurt.
- Kryerja e detyrave të tjera të ndërlidhura me mirëmbajtjen dhe pastrimin e objektit.
- Është përgjegjës për lyerje, rikthim të mobiljeve dhe zhvendosje të tyre.
- Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me pozitën, sipas nevojës.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA:
- Përvojë pune në pastrim dhe/ose mirëmbajtje teknike (përvoja e mëparshme është përparësi).
- Aftësi për të kryer riparime të vogla teknike.
- Përshtatshmëri dhe gatishmëri për të kryer punë fizike.
- Përgjegjësi dhe kujdes i lartë për detajet.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- CV-në
- Listën e referencave (3 kontakte që përfshijnë adresat e emailit dhe numrat e telefonit celular)
Ju lutemi, dërgoni të gjitha këto dokumente me email në Zyrën e Burimeve Njerëzore në adresën: hr@auk.org
Aplikimet do të shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa përparësi do t’u jepet atyre që pranohen deri më 23 tetor 2026.
Pozita do të mbetet e hapur deri në plotësimin e saj
Vetëm kandidatët e përzgjedhur qe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.