Pozita: Logjistikë dhe Asistent në Printim
Printoj.com është kompani që vepron në fushën e printimeve digjitale, me zyre në Prishtinë.
Kemi hapur pozitën Logjistikë dhe Asistent në Printim.
Përgjegjësitë
- Kryerja e detyrave të logjistikës, transportit dhe dërgesave sipas nevojave të kompanisë
- Asistimi në proceset e printimit dhe post-printimit
- Përgatitja, organizimi dhe paketimi i porosive
- Asistimi në mirëmbajtjen dhe përdorimin e pajisjeve të printimit
- Bashkëpunimi me ekipin për realizimin e porosive në kohë dhe me kujdes ndaj detajeve
Kriteret
- Të ketë patentë shoferi valide
- Të jetë i/e përgjegjshëm/me, i/e organizuar dhe i/e kujdesshëm/me ndaj detajeve
- Të ketë aftësi praktike dhe gatishmëri për punë dinamike
- Preferohet të ketë njohuri në proceset e printimit ose njohuri në software dhe hardware, si dhe gatishmëri për të mësuar proceset dhe pajisjet e printimit
- Përvoja paraprake në printim, post-printim, montim ose logjistikë është përparësi
Ofrojmë kushte të mira pune, ambient profesional dhe mundësi për të mësuar e zhvilluar aftësi të reja.
Për të aplikuar, na dërgoni CV-në tuaj në: info@printoj.com
Afati për aplikim: 31 Tetor 2026