RIT Kosova (A.U.K) u themelua në vitin 2002, fillimisht me emrin Universiteti Amerikan i Kosovës apo AUK dhe është institucioni i vetëm privat, jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë, programet mësimore e të cilit janë tërësisht në gjuhën angleze.
Misioni i këtij institucioni është t’u ofrojë studentëve të tij arsimim i cili do t’i vë ata në të njëjtin nivel konkurrues me studentët e tjerë nga universitetet më të mira të SHBA-së dhe Evropës.
RIT Kosova (A.U.K) u themelua për të mbështetur Kosovën dhe vendet fqinje të saj për të zhvilluar ekonomitë, shoqëritë dhe institucionet demokratike të tyre, duke ofruar programe arsimore në gjuhën angleze.
Si institucion edukimi, RIT Kosovo angazhohet në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës nëpërmjet edukimit. Karakteristikë tjetër e këtij institucioni është se ka të njejtin standard të arsimit të lartë amerikan, ka të njëjtat drejtime, të njëjtin planprogram dhe të njëjtat provime dhe standarde të notimit.
Studentët e RIT Kosovo marrin diplomën e tyre përmes School of Individualized Study (Shkollës së Studimeve të Individualizuara).
RIT Kosova (A.U.K) është një komunitet mësimor që përbehet nga fakulteti, stafi dhe studentët. Gjithçka që mësohet në këte insititucion mëton të zhvillojë mendimin kritik, sipërmarrjen dhe sofistikimin teknologjik si diçka vendimtare për zhvillimin e rajonit dhe integrimin e tij në Evropë.