1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KosovaJob është në kërkim të një Social Media & Content Specialist për t'iu bashkuar ekipit të marketingut.

Kërkojmë një person kreativ, proaktiv dhe me përvojë në marketing digjital, që ka pasion krijimin e përmbajtjes dhe i njeh mirë trendet e rrjeteve sociale.

Përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhimi i përditshëm i rrjeteve sociale, duke përfshirë planifikimin dhe publikimin e përmbajtjes.
  • Krijimi i përmbajtjes kreative për rrjete sociale, duke përfshirë video, Reels, Stories dhe formate të tjera digjitale.
  • Pjesëmarrja në realizimin e videove dhe përmbajtjeve promovuese, si në procesin e prodhimit ashtu edhe në prezantimin e tyre.
  • Realizimi i detyrave dhe aktiviteteve të marketingut në bashkëpunim me Menaxheren e Marketingut, në përputhje me prioritetet e ekipit.
  • Koordinimi me ekipin kreativ për realizimin e materialeve vizuale dhe përmbajtjes digjitale.
  • Ndjekja e trendeve në rrjetet sociale dhe propozimi i ideve të reja për përmbajtje.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Minimum 2 vite përvojë pune në marketing, veçanërisht në marketing digjital.
  • Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale, krijimin dhe editimin e përmbajtjes digjitale.
  • Njohuri dhe përvojë në përdorimin e Meta Ads Manager për menaxhimin e kampanjave reklamuese.
  • Aftësi në shkrimin e teksteve kreative dhe skenarëve për video.
  • Njohje e mirë e trendeve dhe formateve të përmbajtjes në Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
  • Kreativitet, iniciativë dhe aftësi të mira komunikimi.
  • Aftësi organizative, përgjegjësi dhe bashkëpunim në ekip.
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.

Çfarë ofrojmë?

  • Hapësirë për kreativitet, iniciativa dhe ide të reja.
  • Përfshirje në projekte, kampanja dhe organizime të mëdha, me pjesëmarrje dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
  • Ambient pune pozitiv, me një ekip bashkëpunues dhe mbështetës.

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe portofolin e tyre përmes butonit të mëposhtëm

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet