Ky konkurs është në Draft dhe nuk është aktiv në Kosovajob dhe platformat tjera.
VANTAGE TWENTYSIX
Pozita të hapura pune
Vantage Twentysix është studioja kreative e një grupi kompanish në fushat e ushqimit, patundshmërive, inxhinierisë dhe konsulencës, me prani në Kosovë, Shqipëri dhe Gjermani. Ndërtojmë brende, uebfaqe, platforma dhe aplikacione, për kompanitë tona dhe për klientë në gjithë Evropën.
Graphic Designer
Prishtinë · hibrid · me orar të plotë · 3+ vjet përvojë
Pjesa më e madhe e punës suaj do të jetë për kompanitë e grupit tonë. Punojmë gjithashtu me startupe dhe kompani më të mëdha në gjithë Evropën. Si Graphic Designer, ju punoni për pamjen e këtyre brendeve kudo: në bilborde, paketime, materiale të shtypura, uebfaqe dhe rrjete sociale.
Çfarë do të bëni
- Identitete brendi: logo, ngjyra, tipografi dhe udhëzues brendi (brand guidelines).
- Fushata për bilborde, reklama të jashtme, materiale të shtypura dhe digjitale.
- Reklama digjitale për rrjete sociale, rrjete display, uebfaqe dhe platforma video, në të gjitha madhësitë qëkërkon secili kanal.
- Paketime, etiketa, fletëpalosje dhe materiale të tjera të shtypura.
- Prezantime dhe pitch deck-e për kompanitë, klientët dhe investitorët tanë.
- Bashkëpunim me Lead Designer-in, zhvilluesit dhe klientët tanë në çdo projekt, nga fillimi deri në fund.
Çfarë sillni ju
- Të paktën 3 vjet përvojë si dizajner grafik në agjenci, studio ose ekip të brendshëm (in-house).
- Një portofol të fortë. Puna e publikuar është përparësi, por janë të mirëpritura edhe projektet konceptuale dhepersonale.
- Njohuri shumë të mira të Photoshop, Illustrator, InDesign dhe Figma.
- Përvojë në përgatitjen e skedarëve për shtyp, përfshirë formatet e mëdha.
- Dini ta përshtatni një dizajn si për bilbord, ashtu edhe për ekranin e telefonit.
- Mund të punoni në mënyrë të pavarur, ta prezantoni punën tuaj dhe t’i pranoni komentet.
- Shqip dhe anglisht. Gjermanishtja është përparësi.
Përparësi
- Motion design ose montim video (After Effects, Premiere).
- Përvojë me klientë ndërkombëtarë.
- Aftësi në ilustrim, 3D ose fotografi.
Çfarë ofrojmë
- Sigurim shëndetësor privat.
- Orar fleksibël dhe punë hibride nga zyra jonë në Prishtinë.
- Deri në 4 javë në vit punë nga kudo.
- Pajisje të nivelit të lartë dhe licenca të plota softuerike.
- Buxhet vjetor për kurse, trajnime dhe vegla pune.
- Vlerësim i strukturuar çdo 6 muaj, me rrugë të qartë drejt pozitave senior.
- Punë në shumë industri, për brendet tona dhe për klientë në gjithë Evropën.
- Mund ta shfaqni punën tuaj në portofolin personal, me miratim paraprak.
Çfarë vlerësojmë
Punë e palodhur, mendim i qartë, përpikëri, përgjegjësi, sinqeritet, vëmendje ndaj detajeve, aftësi organizative, kuriozitet dhe vullnet për tʼu përmirësuar.
Si të aplikoni
Aplikoni online në vantagetwentysix.com/careers. Bashkëngjitni CV-në tuaj (deri në 4 MB) dhe linkun e portofolit, dhe plotësoni disa pyetje të shkurtra për rolin.
Në formular do tʼju kërkojmë edhe vitet e përvojës, pagën e pritur, datën më të hershme të fillimit, veglat që përdorni dhe 3 projektet tuaja më të mira, me rolin tuaj në secilin. Vlejnë punët për klientë, konceptet dhe projektet personale.