1
PREMIUM PLUS

Njoftim për Furnizim me dru për ngrohje - T-16/2026

Ruaj
Islamic Relief Kosova
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Njoftim për Furnizim me me dru për ngrohje

Data e përgatitjes së njoftimit: 12 / 10 /2026     

T-16/2026           

Detajet për kontakt:

Përshkrimi 

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë  Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e  brengave dhe nevojave të  familjeve dhe individëve skamnorë  në Kosovë.  

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e druve për ngrohje për familjet në nevojë me fëmijët jetimë, në bazë të projektit “Dimërimi 2026/2027”, ku do të bëhet shpërndarja e 5 m² dru për 70 familje në të gjitha komunat e Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është rreth 350 m dru, ku 70 familje planifikohet të përfitojnë nga 5 m² dru, lokacioni në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë të gjitha fshatrat. 

Sasia është e përafërt dhe, varësisht nga fondet që do të mblidhen, mund të ketë rritje të numrit të përfituesve. Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas nevojave dhe kërkesave. 

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Kuotimi:

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova  – Furnizim me dru per ngrohej ” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi  nr.10/A,  10000 Prishtinë. 

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se. 

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 26/10/2026 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi. 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet