1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS

Departamenti:

PËRSHKRIMI I VENIDIT TË PUNËS

TEKNIK I KONTABILITETIT

Pozita: Teknik I Kontabilitetit
Departamenti: Financa
Raporton te: Drejtori Ekzekutiv / Menaxhmenti i Hotel Derand
Lokacioni: Hotel Derand

Qëllimi i pozitës

Qëllimi i pozitës së Teknikut të Kontabilitetit është të ofrojë mbështetje profesionale dhe administrative në proceset e përditshme të kontabilitetit dhe financave të Derand Hotel, duke siguruar regjistrimin e saktë, të rregullt dhe në kohë të transaksioneve financiare, përpunimin e dokumentacionit financiar, kontrollin e faturave dhe dokumenteve mbështetëse, si dhe mirëmbajtjen e evidencave dhe dokumentacionit kontabël.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistrimi dhe përpunimi i dokumentacionit financiar
  • Pranon, kontrollon dhe përpunon dokumentet financiare dhe kontabël.
  • Regjistron faturat hyrëse dhe dalëse në sistemin kontabël.
  • Kontrollon që faturat dhe dokumentet financiare të jenë të plota dhe të rregullta.
  • Evidenton shpenzimet dhe të hyrat sipas kategorive përkatëse.
  • Sistemon dhe arkivon dokumentacionin financiar në mënyrë të rregullt.

2.Faturat dhe detyrimet ndaj furnitorëve

  • Kontrollon faturat e furnitorëve dhe dokumentacionin përcjellës.
  • Përgatit dokumentacionin për pagesat ndaj furnitorëve sipas procedurave të kompanisë.
  • Ndihmon në evidentimin dhe rakordimin e obligimeve ndaj furnitorëve.
  • Ndjek dokumentacionin e faturave deri në përfundimin e procesit të pagesës.
  1. Evidentimi i të hyrave
  • Regjistron dhe kontrollon të hyrat ditore të hotelit.
  • Kontrollon dokumentacionin e arkës dhe pagesave të realizuara përmes POS-it dhe mënyrave të tjera të pagesës.
  • Ndihmon në rakordimin e arkës, POS-it dhe të hyrave të regjistruara në sistem.
  • Identifikon dhe raporton çdo mospërputhje të evidentuar.
  1. Arka dhe dokumentacioni i arkës
  • Kontrollon dokumentacionin e arkës dhe transaksionet ditore.
  • Përgatit dhe sistematizon dokumentacionin për hyrjet dhe daljet nga arka.
  • Kryen rakordime të rregullta të arkës, sipas procedurave të departamentit.
  • Raporton menjëherë çdo diferencë ose parregullsi të konstatuar.
  1. Bankat dhe pagesat
  • Ndihmon në regjistrimin dhe rakordimin e transaksioneve bankare.
  • Kontrollon pagesat dhe transferet bankare në bazë të dokumentacionit përkatës.
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për transaksionet bankare.
  • Ndihmon në rakordimin e gjendjeve bankare me evidencat kontabël.
  1. Evidencat kontabël dhe rakordimet
  • Kryen rakordime të llogarive dhe evidencave financiare sipas udhëzimeve të eprorit.
  • Kontrollon saktësinë e të dhënave të regjistruara në sistemin kontabël.
  • Ndihmon në identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve në evidencat financiare.
  • Mban evidenca të sakta dhe të përditësuara të dokumentacionit kontabël.
  1. Mbështetje në raportim
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve financiare periodike.
  • Përgatit të dhënat dhe dokumentacionin e kërkuar nga Menaxheri i Financave dhe/ose Kontabilisti.
  • Mbledh dhe sistematizon të dhënat financiare sipas kërkesave të departamentit.
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve mujore dhe vjetore.
  1. Tatimet dhe obligimet ligjore
  • Ndihmon në përgatitjen dhe sistemimin e dokumentacionit të nevojshëm për deklarimet tatimore.
  • Siguron që dokumentacioni financiar të jetë i plotë dhe i disponueshëm për nevojat e kontabilitetit dhe raportimit.
  • Bashkëpunon me kontabilistin dhe personat përgjegjës për përmbushjen e obligimeve financiare dhe tatimore të kompanisë.
  1. Arkivimi dhe ruajtja e dokumenteve
  • Organizon dhe arkivon dokumentet financiare dhe kontabël.
  • Siguron ruajtjen e dokumentacionit në mënyrë të sigurt dhe të qasshme.
  • Respekton konfidencialitetin e të dhënave financiare dhe dokumenteve të kompanisë.

PËRGJEGJËSITË

Tekniku i Kontabilitetit është përgjegjës për:

  • Saktësinë e të dhënave që regjistron dhe përpunon.
  • Respektimin e afateve dhe procedurave të departamentit të Financës.
  • Ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit kontabël.
  • Konfidencialitetin e informacionit financiar dhe të dhënave të kompanisë.
  • Raportimin e menjëhershëm të gabimeve, mospërputhjeve apo parregullsive të evidentuara.
  • Përdorimin e kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të sistemeve dhe pajisjeve të punës.
  • Respektimin e rregulloreve, politikave dhe procedurave të brendshme të Derand Hotel.
  • Kryerjen e detyrave të tjera të lidhura me pozitën, të caktuara nga Drejtori Menaxhues.

KËRKESAT PËR POZITËN

  • Diplomë universitare ose arsimim profesional në Financa dhe Kontabilitet
  • Njohuri bazë në kontabilitet dhe financë.
  • Njohuri në përdorimin e programeve kontabël dhe Microsoft Office/Excel.
  • Aftësi të mira organizative dhe analitike.
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjshmëri dhe respektim të afateve.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.
  • Aftësi për punë individuale dhe në ekip.

BASHKËPUNIMI ME DEPARTAMENTET

  • Bashkëpunon me Recepsionin, F&B, Shitjet, Prokurimin, HR dhe departamentet e tjera për sigurimin e dokumentacionit financiar.
  • Kontrollon dokumentacionin që vjen nga departamentet e ndryshme dhe kërkon plotësimin e tij kur është i mangët.
  • Ofron mbështetje financiare dhe administrative për departamentet sipas nevojës.

Paga: 900€ neto

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet