1
PREMIUM PLUS

Menaxher në Departament të Financave dhe Kontabilitetit

Ruaj
Capital
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 

IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në Departamentin e “Financave dhe Kontabilitetit”, pozita – Menaxher në Departament të Finacave dhe Kontabilitetit 

Detyrat dhe Përgjegjësitë 

  • Këshillon dhe mbështet Kryeshefin Ekzekutiv në çështje financiare dhe të kontabilitetit;
  • Mbikëqyr dhe kontrollon raportet dhe pasqyrat financiare të kompanisë dhe siguron saktësinë e tyre; 
  • Përgatit, analizon dhe prezanton raporte financiare për menaxhmentin, Bordin e  Drejtorëve, aksionarët dhe palët e tjera përkatëse; 
  • Udhëheq procesin e planifikimit financiar, përgatitjes së buxhetit vjetor dhe zhvillimit të  projeksioneve financiare, në bashkëpunim me menaxhmentin dhe departamentet përkatëse; 
  • Mbikëqyr aktivitetet financiare dhe proceset e kontabilitetit të kompanisë, përfshirë mirëmbajtjen dhe kontrollin e librit kryesor; 
  • Koordinon punën e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit dhe siguron  bashkëpunimin efektiv me departamentet dhe njësitë e tjera organizative; • Menaxhon, udhëheq dhe mbikëqyr stafin e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit  dhe organizon punën në përputhje me prioritetet e departamentit; 
  • Kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe kontrolleve të brendshme me ndikim financiar; 
  • Siguron respektimin e procedurave të brendshme, standardeve profesionale dhe konfidencialitetit të informacionit financiar; 
  • Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me përgjegjësitë e pozitës, sipas kërkesës së menaxhmentit. 

Kriteret dhe Kualifikimet e kërkuara 

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme;
  • Përvojë relevante profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit;
  • Përvoja në pozitë menaxheriale minimum 3 (tri) vite; 
  • Njohuri të avancuara në raportim financiar, planifikim financiar dhe buxhetim;
  • Njohuri të mira të parimeve dhe proceseve të kontabilitetit financiar; 
  • Aftësi për analizimin, përgatitjen dhe verifikimin e raporteve financiare;
  • Aftësi në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe buxhetore; 
  • Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve/sistemeve financiare dhe kontabël; 
  • Aftësi të dëshmuara në menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit;
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese; 
  • Integritet profesional, përgjegjshmëri dhe respektim të konfidencialitetit të informacionit financiar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: 

  • Kopje e dokumentit të identifikimit; 
  • Kopje e diplomës universitare; 
  • Dëshmi për përvojën e punës; 
  • Referenca dhe certifikata profesionale (nëse ka); 

Mënyra dhe afati i aplikimit 

Aplikimi mund të bëhet përmes email hr@capital-ks.com, duke specifikuar në subjekt pozitën  për të cilën aplikohet. 

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të kontaktohen për fazat e mëtejshme  të procesit të rekrutimit. 

IFJB Capital, inkurajon aplikimet nga të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. 

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e konkursit do të ftohen në fazat e mëtejme të procesit të përzgjedhjes. 

Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë i/e obliguar të dorëzojë Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më të vjetër se 3 muaj) para nënshkrimit të marrëveshjes së punës. 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit: hr@capital-ks.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Afati i aplikimit është deri më datë 16.10.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet