1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Panamic ICT është në kërkim të një Senior IT System / Network Administrator dhe një Junior IT Support Officer për t'ju bashkuar ekipit tonë teknike.

1 x Senior IT System / Network Administrator

Në këtë pozitë, kandidati do të jetë përgjegjës për administrimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e infrastrukturës IT të klientëve tanë, duke përfshirë serverët, rrjetet, sistemet cloud, sigurinë dhe shërbimet IT.

Përgjegjësitë kryesore

  • Administrimi dhe mirëmbajtja e serverëve Windows Server dhe Linux 
  • Konfigurimi dhe administrimi i Active Directory, DNS, DHCP, Group Policy dhe Microsoft 365 
  • Administrimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së rrjetit: switches, routers, firewalls, Wi-Fi dhe VPN 
  • Konfigurimi dhe administrimi i zgjidhjeve Fortinet, Cisco, Aruba ose platformave të ngjashme 
  • Monitorimi i performancës, disponueshmërisë dhe sigurisë së sistemeve IT 
  • Administrimi i sistemeve të backup dhe disaster recovery 
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike të nivelit të avancuar 
  • Implementimi dhe mirëmbajtja e virtualizimit (VMware, Hyper-V ose platforma të ngjashme) 
  • Administrimi i shërbimeve Microsoft Azure / Microsoft 365 
  • Konfigurimi dhe mirëmbajtja e VPN-ve, firewall policies dhe network security 
  • Dokumentimi i konfigurimeve, infrastrukturës dhe procedurave teknike 
  • Kryerja e IT audits, health checks dhe network assessments 
  • Bashkëpunimi me ekipin e IT Support dhe eskalimi i problemeve kur është e nevojshme 
  • Komunikimi direkt me klientët dhe ofrimi i mbështetjes teknike profesionale 
  • Pjesëmarrja në projekte të implementimit dhe migrimit të infrastrukturës IT 

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë universitare në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme 
  • Minimum 4–5 vite përvojë relevante në administrimin e sistemeve dhe rrjeteve 
  • Njohuri në Windows Server dhe Active Directory 
  • Përvojë solide me TCP/IP, VLAN, DNS, DHCP, Routing, Switching dhe VPN 
  • Përvojë me firewalls dhe zgjidhje të sigurisë së rrjetit 
  • Përvojë me Microsoft 365 dhe Azure 
  • Njohuri në virtualizim, backup dhe disaster recovery 
  • Aftësi të mira në troubleshooting dhe analizimin e problemeve komplekse 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe komunikim 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin dhe klientët 
  • Gatishmëri për të punuar në projekte dhe ambiente të ndryshme IT 

Certifikimet

Certifikimet profesionale konsiderohen përparësi, veçanërisht:

  • Microsoft / Azure 
  • CCNA / Cisco 
  • Fortinet / NSE 
  • Aruba 
  • VMware 
  • Veeam 
  • Linux 

Çfarë ofrojmë?

  • Ambient profesional dhe ekip teknik me përvojë 
  • Punë me teknologji dhe projekte moderne IT 
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe certifikime 
  • Trajnime dhe mundësi për avancim në karrierë 
  • Përfshirje në projekte të ndryshme për klientë lokalë dhe ndërkombëtarë 
  • Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe kompetencave,  bonuse ne baze te performances

Si të aplikoni?

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@panamic-ict.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Subjekti i emailit: Senior IT System / Network Administrator

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Orari: Full-time

Afati për aplikim: 09.10.2026


1 x Junior IT Support Officer

Kandidati i përzgjedhur do të jetë pjesë e ekipit të IT Support dhe do të angazhohet në ofrimin e mbështetjes teknike për klientët dhe përdoruesit, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve IT.

Përgjegjësitë kryesore

  • Ofrimi i IT Support për përdoruesit në distancë dhe në lokacion 
  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e PC-ve, laptopëve, printerëve dhe pajisjeve të tjera IT 
  • Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative dhe aplikacioneve 
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve hardware dhe software 
  • Mbështetje për përdoruesit në Microsoft 365, Outlook, Teams dhe aplikacione të tjera 
  • Mbështetje bazike në administrimin e rrjetit: LAN, Wi-Fi, TCP/IP, DNS dhe DHCP 
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e llogarive të përdoruesve dhe pajisjeve 
  • Monitorimi dhe eskalimi i incidenteve teknike sipas nevojës 
  • Dokumentimi i incidenteve, ndërhyrjeve dhe zgjidhjeve teknike 
  • Përgatitja dhe konfigurimi i pajisjeve të reja për përdoruesit 
  • Mbështetje gjatë implementimit dhe mirëmbajtjes së projekteve IT 
  • Bashkëpunim me ekipin e IT Support dhe System/Network Administration 

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë ose studime në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike ose fushë të ngjashme 
  • 0–2 vite përvojë në IT Support; përvoja profesionale është përparësi, por nuk është e domosdoshme 
  • Njohuri bazike në Windows 10/11 
  • Njohuri bazike në Microsoft 365 
  • Njohuri bazike në networking dhe troubleshooting 
  • Aftësi për të diagnostikuar dhe zgjidhur probleme teknike 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip 
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë teknike 
  • Patentë shoferi kategoria B – përparësi 

Çfarë ofrojmë?

  • Ambient profesional dhe ekip teknik me përvojë 
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë 
  • Trajnime dhe mundësi për certifikime profesionale 
  • Punë me teknologji dhe zgjidhje moderne IT 
  • Përfshirje në projekte të ndryshme me klientë lokalë dhe ndërkombëtarë 
  • Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe kompetencave,  bonuse ne baze te performances
  • Mundësi për të avancuar drejt pozitave me te larta 

Të dhënat e pozitës

Pozita: Junior IT Support Officer
Numri i pozitave: 1
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Angazhimi: Full-time
Kompania: Panamic ICT

Aplikimi: Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: hr@panamic-ict.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Subjekti: Aplikim – Junior IT Support Officer

Afati për aplikim: 09.10.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet