1
PREMIUM PLUS

Shitëse, Serviser i Pajisjeve Elektronike, Praktikant - Serviser i Pajisjeve Elektronike, Monter i Pajisjeve

Ruaj
RROTA Smart Electronics
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – SHITËSE, SERVISER TË PAISJEVE ELEKTRONIKE, PRAKTIKANT SERVISER DHE MONTER 

 

Pozita: Shitëse – 2 Pozita, 

 

Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (e preferueshme shkolla e lartë ose fakulteti)
  • Përvojë paraprake në shitje me pakicë (përparësi pajisjet elektronike)
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi me klientë
  • Njohuri bazike të punës me kompjuter (pakoja MS Office)
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi i produkteve dhe asistimi i klientëve gjatë blerjes
  • Kujdesi për rregullimin dhe ekspozimin e mallit në dyqan
  • Përgatitja e faturave dhe kryerja e transaksioneve të shitjes
  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve pozitive me klientët dhe ofrimi i informacioneve mbi garancionet
  • Raportimi i shitjeve ditore tek Menaxhmenti

 


Pozita: Serviser të pajisjeve elektronike - 2 Pozita (Montim/demontim të pjesëve rezervë)   

 

Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (profil teknik preferohet) 
  • Minimum 1 vit përvojë pune në fushën e riparimit të pajisjeve elektrike apo mekanike 
  • Njohuri mbi funksionimin e skuterëve elektrikë (e preferueshme) 
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Diagnostikimi dhe riparimi i skuterëve elektrikë 
  • Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve pas riparimit 
  • Identifikimi dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara 
  • Respektimi i protokolleve të procesit gjatë punës dhe raportimi tek Menaxheri i Servisit 

Pozita: Praktikant - Serviser të pajisjeve elektronike - 1 Pozitë 

Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme 
  • Pranohen edhe aplikimet pa përvojë pune si praktikant ose fillestar në fushën e servisimit 
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndërrimi i gomave të skuterëve elektrikë 
  • Asistimi ndaj serviserëve gjatë procesit të punës 
  • Detyra të tjera nga serviserët sipas nevojës 
  • Furnizimi me mall i servisit 

 


Pozita: Monter i Pajisjeve - 1 Pozitë 

 

Orari: I plotë / Vendi i punës: Fushë Kosovë 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme 
  • Pranohen edhe aplikimet pa përvojë pune në fushë të montimit 
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar kohën 
  • Patentë shoferi Kategoria B 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Montimi i pajisjeve të reja 
  • Asistimi ndaj shitjes dhe servisit gjatë procesit të punës në lëvizje të mallit 
  • Detyra të tjera nga fusha e montimit dhe magazinimit 
  • Lëvizje interne të mallrave brenda pikave dhe tek klientët finalë 

Si të Aplikoni? Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në përmes butonit "Apliko Këtu" apo në email: rrotamanagement@gmail.com me subjektin "Aplikim për Shitëse / Serviser / Praktikant apo Monter" ose në nr. e kontaktit 045 / 204 208

Konkursi mbetet i hapur deri më: 31 Tetor 2026

Bashkohu me Rrota Electronics dhe bëhu pjesë e suksesit tonë! Lëviz me Rrota!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet