KosovaJob
Drena PREMIUM+

Merchandiser/e (Prizren)

Lokacioni Prizren Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 9 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KONKURS PUNE

Drena fton kandidatët e motivuar, energjikë dhe të përgjegjshëm që t’i bashkohen ekipit tonë për pozitën:

MERCHANDISER /E

Lokacioni: Prizren

Numri i pozitave: 1

Detyrat dhe Përgjegjësitë 

  • Siguron prezantimin dhe pozicionimin optimal të produkteve në pikat e shitjes, sipas standardeve të kompanisë;
  • Kontrollon stokun, afatet e skadimit dhe disponueshmërinë e produkteve dhe raporton për çdo parregullsi;
  • Kujdeset për dukshmërinë, renditjen dhe prezencën e produkteve dhe materialeve promocionale; 
  • Bashkëpunon me klientët dhe stafin e pikave të shitjes për pozicionim dhe prezencë më të mirë të produkteve;
  • Mbështet realizimin e promocioneve dhe aktiviteteve të marketingut në pika të shitjes;
  • Monitoron aktivitetet dhe pozicionimin e produkteve të konkurrencës dhe raporton rregullisht;
  • Kryen edhe detyra të tjera të lidhura me pozitën, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kualifikimet e nevojshme

  • E preferuar eksperiencë 1-2 vjeçare në Merchandising;
  • Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative;
  • Shkathtësi organizative, komunikim dhe prezantim;
  • Përparësi patent shoferi kategorinë “B”.

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese;
  • Mundësi e zhvillimit profesional dhe karrierë;
  • Ambient dinamik  dhe motivues i punës.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në:

hr@qumeshtorjadrena.com

Për info shtesë  kontakti direkt në: 049 600 200

Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e publikimit.

Afati: 9 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Drena
Administratë
11Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 09/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren