SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNËS
BuzzyBee Solutions shpall konkurs për plotësimin e pozitave të mëposhtme:
- Supervisor / Mbikëqyrës Tereni (5 Pozita)
- Promotere për Markete (Retail) (8 Pozita)
- Promotere për Bare (HoReCa) (4 Pozita)
Rreth pozicionit të Promotereve:
- Pagesë ditore mbi mesataren e tregut
- Orar i përshtatshëm pune (4 orë në ditë) – ideal për studentë/e
- Aktivitetet zhvillohen në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës
SUPERVISOR (MBIKËQYRËS TERENI)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizon, mbikëqyr dhe drejton ekipin drejt arritjes së objektivave të kompanisë (shitje dhe promocione).
- Menaxhon promoterët gjatë zhvillimit të aktiviteteve promocionale.
- Mban evidenca dhe përpilon raporte mbi ecurinë e promocionit dhe sjelljen e blerësve.
- Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet në teren.
- Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun, etj.).
- Raporton në baza ditore pranë departamentit të Marketingut dhe Shitjes.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të paktën 2 vite përvojë pune si Supervisor.
- Mosha mbi 20 vjeç.
- Person i shkathtë, i vetë-motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
- Njohje e mirë e sektorit Retail dhe HoReCa.
- Të zotërojë leje drejtimi (patentë shofer) të kategorisë B.
PROMOTERE
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Realizimi i promocioneve me orare të ndryshme sipas planifikimit të aktiviteteve në të gjitha qytetet e Kosovës.
- Prezantimi i produkteve dhe informimi i konsumatorëve mbi fushatat promocionale.
- Pjesëmarrje aktive në promovimin e produkteve në teren.
Kualifikimet e kërkuara:
- Mosha mbi 20 vjeç.
- Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme.
- Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese me konsumatorët.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
- Përvoja e mëparshme në fushën e promocionit ose shitjes përbën përparësi.
MËNYRA E APLIKIMIT
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar përmes e-mail-it:
- CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore (të mesme apo universitare).
- Nëse nuk keni një CV: Mund të dërgoni vetëm Emrin, Mbiemrin, Vendbanimin, Numrin e telefonit si dhe një Foto.
Konkontaktet për aplikim:
- Përmes butonit "Apliko Këtu" apo në E-mail: info@buzzybeesolutions-ks.com
- Viber / WhatsApp: +383 45 294 174
Afati i aplikimit: Konkursi mbetet i hapur deri më 15/10/2025, ora 16:00
