1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake

  • Pozita: Këshilltar/e i/e Shitjes

Vendodhja: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon objektivat mujore të shitjes duke arritur targetet ditore dhe javore të përcaktuara nga kompania
  • Ofron shërbim profesional dhe komunikim cilësor me klientët sipas standardeve të kompanisë
  • Kujdeset për organizimin mirëmbajtjen dhe pozicionimin e produkteve në sektorin përkatës
  • Menaxhon ankesat dhe komentet e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën avantazh)
  • Përvojë pune në shitje me pakicë ose pozita të ngjashme
  • Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit
  • Energjik/e i/e motivuar dhe me interes për teknologjinë dhe shitjen

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnim të vazhdueshëm
  • Pagë bazuar në merita, vlerësim performance dhe bonus për arritjen e objektivit mujor
  • Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com

Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.

Afati i aplikimit: 25.06.2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet