1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Shitës/e
Lokacioni: Showroom-i Minna Fashion, Prishtinë

Po kërkojmë një person komunikues, energjik dhe profesional, i cili di të krijojë një përvojë të shkëlqyer për klientët dhe ka pasion për modën dhe shitjen.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Këshillimi dhe asistimi profesional i klientëve gjatë përzgjedhjes së fustaneve
  • Prezantimi i produkteve dhe realizimi i shitjeve
  • Komunikimi me klientët në showroom dhe përmes kanaleve online
  • Kujdesi për ekspozimin, organizimin dhe prezantimin e produkteve
  • Ndjekja e kërkesave të klientëve dhe ofrimi i shërbimit cilësor
  • Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes

Kriteret e kërkuara:

  • Përvojë paraprake në shitje dhe shërbim ndaj klientëve
  • Kandidatët me përvojë në industrinë e modës, fustaneve do të kenë përparësi në përzgjedhje
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi
  • Qasje profesionale, pozitive dhe e orientuar drejt klientit

Ne ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në kompani
  • Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme
  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një marke të njohur të modës

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj ne minnafashionhr@gmail.com ose përmes butonit "Apliko këtu"

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet