1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PUNE 

  • Shitës ambulantiv 

Water Group Kosova SH.P.K. - Uji Crystal kërkon një shitës ambulantiv me bazë pune në Prishtinë. 

BAZA DITORE - NISJA DHE KTHIMI: PRISHTINË 

TERRITORI I SHITJES DHE SHPËRNDARJES: FERIZAJ, LIPJAN, SHTIME, KAÇANIK, VITI DHE HANI I  ELEZIT 

Punëtori paraqitet çdo mëngjes në bazën e kompanisë në Prishtinë, merr automjetin dhe mallin, e mbulon  territorin e caktuar dhe në përfundim të ditës kthehet në Prishtinë. 

Çfarë ofrojmë 

  • Kontratë të rregullt pune. 
  • Pagë fikse. 
  • Bonus sipas rezultateve të shitjes. 
  • Kontribute pensionale të paguara rregullisht. 
  • Pushim vjetor të paguar dhe pushime të tjera sipas Ligjit të Punës. 
  • Automjet dhe mjete pune nga kompania. 

Detyrat 

  • Vizita te klientët, shitja dhe dorëzimi i produkteve. 
  • Gjetja e klientëve të rinj dhe zhvillimi i shitjes në territorin e caktuar. 
  • Ngarkimi i mallit në bazën e Prishtinës dhe shkarkimi te klientët. 
  • Respektimi i çmimeve dhe rregullave të kompanisë. 
  • Inkasimi i pagesave dhe barazimi ditor i mallit, faturave dhe parave. 
  • Kujdesi për automjetin dhe komunikimi korrekt me klientët. 

Kërkesat 

Vendbanimi në Prishtinë ose rrethinë. 

Patentë shoferi e kategorisë B - e domosdoshme. 

  • Aftësi komunikimi dhe shitjeje. 
  • Përgjegjësi me mallin, pagesat dhe orarin. 
  • Gatishmëri për punë në terren dhe ngarkim-shkarkim. 
  • Përvoja në shitje ose shpërndarje është përparësi. 
  • Njohja e territorit të caktuar është përparësi. 

Aplikimi 

Dërgoni emrin, vendbanimin, numrin e telefonit dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës. Mund të dërgoni  edhe CV, por nuk është e domosdoshme. 

Email: watergroupkosova@gmail.com 

Telefon, WhatsApp dhe Viber: +383 46 158 158 

Afati i aplikimit: Deri në plotësimin e pozitës.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet