1
PREMIUM PLUS

Shitëse e Specializuar për Vitamina dhe Suplemente

Ruaj
Bala Nutritions
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozicion i lirë pune:

  • Shitëse e Specializuar për Vitamina dhe Suplemente

Bala Nutritions kërkon një shitëse profesionale, të komunikueshme dhe të përgjegjshme për t’iu
bashkuar ekipit në dyqanin tonë fizik.
Kërkojmë një nutricioniste, farmaciste ose kandidate me njohuri dhe interes në fushën e vitaminave,
suplementeve ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies.

Përgjegjësitë kryesore

  • Mirëpritja dhe shërbimi profesional i klientëve.
  • Këshillimi i klientëve dhe prezantimi i produkteve sipas nevojave të tyre.
  • Shitja e vitaminave, suplementeve ushqimore dhe produkteve të tjera të dyqanit.
  • Shpjegimi i karakteristikave dhe mënyrës së përdorimit të produkteve, brenda kompetencave
    profesionale.
  • Përdorimi i arkës dhe sistemit të shitjeve.
  • Regjistrimi i shitjeve, lëshimi i kuponëve dhe përpunimi i pagesave.
  • Sistemimi i produkteve dhe kujdesi për paraqitjen e dyqanit.
  • Kontrolli i stokut, etiketave të çmimeve dhe afateve të skadencës.
  • Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të rregullt.
  • Përditësimi i vazhdueshëm i njohurive rreth produkteve të Bala Nutritions.

Kriteret e kërkuara

  • Arsim ose përvojë në nutricion, farmaci, dietologji, shëndetësi apo fusha të ngjashme.
  • Njohuri të mira mbi vitaminat, mineralet dhe suplementet ushqimore.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe këshillimi.
  • Sjellje profesionale, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Aftësi për të punuar me klientët dhe në ekip.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u përditësuar vazhdimisht.
  • Përvoja në shitje ose në shërbimin ndaj klientit përbën avantazh.
  • Njohuritë bazë kompjuterike përbëjnë avantazh

Çfarë ofrojmë

  • Ambient pune profesional dhe miqësor.
  • Trajnim mbi produktet e Bala Nutritions.
  • Trajnim për përdorimin e arkës, sistemit të shitjeve dhe procedurave të dyqanit.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe kualifikimeve.

Nëse mendon se je kandidati/ja i/e duhur për këtë pozicion, na dërgo CV-në dhe një prezantim të
shkurtër në ariola.cerkini@byxkgroup.com
Vendndodhja: Prishtine, Fehmi Agani 69/C
Orari i punës: i diskutueshëm

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet