KONKURS PUNE
Auditor i Brendshëm (m/f)
Lokacioni: Prishtinë
Orari i punës: Full time
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë universitare në Ekonomi (financa, kontabilitet, menaxhment ose disiplina të ngjashme);
- Minimum tri (3) vite përvojë pune në auditim të brendshëm/jashtëm dhe/ose në financa dhe kontabilitet;
- Të jetë anëtar ose student në ndonjërën nga shoqatat e njohura, siç janë IIA, ACCA apo shoqatat profesionale të licencuara në Kosovë, dhe së paku të jetë i/e certifikuar si kontabilist/e ose auditor/e i/e brendshëm/me i/e certifikuar, apo në proces të certifikimit;
- Njohuri dhe përvojë të praktikave, parimeve, procedurave të Auditimit të Brendshëm
- Njohuri të hollësishme të ligjeve dhe rregulloreve të BQK-së;
- Shkathtësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@coinprime.io